Vajza nga Shqipëria shitet
nuse në Kosovë për 300 euro

Vajza nga Shqipëria shitet<br />nuse në Kosovë për 300 euro
PEJË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Hodonoc të Kamenicës. Një vajzë nga Shqipëria është sjellë në Kosovë nga dy bashkëqytetarë të saj dhe është shitur për 300 euro. Blerësi i dyshuar është një qytetar i komunës së Kamenicës, të cilit i është premtuar nuse per martesë nga të dyshuarit, në këmbim të të hollave.
 
Por, nuk ka kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje dhe është lajmëruar Policia e Kosovës. Pas hetimeve është arritur të arrestohet njëri prej shtetasve të Shqipërisë, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, shkruan Zëri.
 
Policia ka marrë në pyetje “çiftin e dhunshëm” që më pas janë liruar në procedurë të rregullt. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan, sipas të cilëve hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë ende duke u zhvilluar.
 
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë tha se nga hetimet e para mësohet se i dyshuar S. N. në bashkëpunim me një tjetër shtetas të Republikës së Shqipërisë, kanë kontaktuar shtetasin Kosovar A. M. dhe atij i kanë premtuar se do 'ti a gjejnë një grua për martesë në këmbim të të hollave.
 
Të dyshuarit kanë kontaktuar vajzën nga Shqipëria dhe duke e mashtruar dhe keqpërdorur pozitën e saj të ndjeshme për përfitime të tyre materiale, e kanë njoftuar me të dyshuarin A. M. me banim në fshatin Hodonoc komuna e Kamenicës.
 
I dyshuari kishte bërë pagesën prej 300 euro. Dy qytetarët shqiptarë e kanë sjell vajzën nga Shqipëria në Kosovë. Viktima pasi që e kishte kuptuar se ishte trafikuar ajo kishte njoftuar policinë në lidhje me rastin.
 
Ajo është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave si dhe i është ofruar ndihma dhe përkrahja e nevojshme dhe strehimi. Gjatë zhvillimit të operacionit është arritur të arrestohet i dyshuari S. N. shtetas i Republikës së Shqipërisë në një motel në Gjilan.
 
Ndaj të dyshuarit S. N. me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari A. M. është liruar në procedurë të rregullt. Policia është në kërkim të të dyshuarit tjetër D. H. po ashtu qytetar i Shqipërisë.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie