Vajza shqiptare nga Kosova që 'pushtoi' malin Everest, njihuni me historinë e Arineta Mulës

Vajza shqiptare nga Kosova që 'pushtoi' malin Everest, njihuni me historinë e Arineta Mulës

Lindur në një tokë të shkatërruar nga lufta, alpinistja shqiptare e Kosovës Arineta Mula ka tejkaluar kufijtë duke ngjitur njëri pas tjetrit malet më të madha në botë, mes tyre edhe Mali Everest. 

BBC i ka kushtuar një shkrim special alpinistes 30-vjeçare nga Kosova që në vitin 2017 ngjiti malin më të lartë në botë, Everestin. 

E lindur në vitin 1988 në një vend, sovraniteti i të cilit tashmë është i njohur nga vetëm 116 nga 195 vende të botës. Arineta Mula është vajza më e vogël nga 4 vëllezërit dhe motrat e tjera. Ndonëse kohët nuk kanë qenë gjithmonë si sot, në ato vite ishte një botë e turbullt ku shqiptarët etnikë të Kosovës dhe Serbët etnikë ishin në konflikt të vazhdueshëm dhe shpesh vdekjeprurës me njëri-tjetrin. Arineta u rrit në epokën e Luftërave në Jugosllavi, luftëra që janë cilësuar si konfliktet më vdekjeprurëse në Europës pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.  Kosova tashmë konsiderohet si shteti më i ri në Europë pas deklarimit të pavarësisë nga Serbia më 17 shkurt 2008, pas dekadave të tëra konflikti. 

Edhe pse në rrethana të paimagjinueshme e sfiduese, Mula ia arriti të "pushtojë" disa nga majat më të larta të botës. Aventura e saj dhe fama si alpiniste nisën aksidentalisht pasi ajo u largua nga qyteti i saj i Pejës drejt kryeqytetit, për të studiuar për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës kur ishte 18 vjeçe. 

Ndërsa jetonte në Prishtinë ajo zbuloi pasionin për ngjitjen në male dhe së bashku me miq të tjerë shkonin fundjavave në malet e Kosovës për alpinizëm. 

Fëmijëria me nënën
Në rajonin ku ndodhej, vajzat dhe gratë kanë tendencën për të ndjekur rolet tradicionale femërore që i mbajnë ato në detyra të lehta por Mula kishte ide të tjera. Babai i saj u largua në Zvicër për të gjetur punë para se ajo të lindte dhe nuk u kthye për 18 vjet duke e lënë nënën e saj të rriste fëmijët e vetme. Lufta e nënës si një prind i vetëm në një vend që po shkatërrohej nga lufta u skalitë në mendimet e Arinetës që në vogëli dhe përgjatë adoleshencës duke i lënë një përshtypje se edhe ajo ishte duke luftuar për jetesë. 

Lufta e Kosovës
Në mars 1999, kur Arineta ishte vetëm 10 vjeçe, ajo së bashku me vëllezërit, motrat dhe nënën e saj por edhe qindra shqiptarë të tjerë të Kosovës u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre nga ushtarët serb dhe u dërguan në sheshin qendror  të Pejës ku shpresonin që të hipnin në kamionë drejt Malit të Zi për siguri, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ajo së bashku me familjen mbetën në sallën sportive të Pejës. 

"Më kujtohet kur shkuam atje, kishte kaq shumë erë benzine. Dëgjova njerëz që thoshin: Do të na djegin brenda të gjallë. Ne qëndruam ashtu brenda sallës deri kur na çliruan, mëngjesin pasardhës", kujton Mula. NATO kishte kërcënuar se do bombardonte Beogradin nëse serbët nuk i linin shqiptarët e Kosovës të lirë dhe më 24 mars 1999 NATO filloi sulmet ajrore kundër Jugosllavisë, kujton ajo.


Gjatë viteve të luftës Shtëpia e saj në Pejë ishte shkatërruar, ashtu si edhe 80% e banesave të tjera. Pavarësisht kushteve ku ishin familja e saj ja doli ndërsa në vitin 2005 ajo u ribashkua me të atin, i cili ishte larguar prej vitesh në Zvicër. 
Ajo tregon se i ati i kishte thënë mamasë së saj se kur mos ta ndalonte atë së ëndërruari, madje t'i jepte para për studimet në Universitetin e Prishtinës, ajo ishte fëmija e vetëm në familje që kreu studimet jashtë Pejës. 

Nga Prishtina nisi aventura e saj në male ndërsa në vitin 2015 ajo filloi të shikojë përtej Ballkanit për sfidat e radhës, një prej tyre "Mont Blanc" pika më e lartë malore në Europën Perëndimore. 
Aventura në Everest

Kur Kosova filloi të zgjedhë ekipin e saj të parë për t'u ngjitur në malin Everest, Mula po "luftonte" për t'iu bashkuar grupit vetëm me meshkuj. Pavarësisht paragjykimeve ajo me këmbënguljen e saj arriti të fitonte vendin në ekip. 


Në Maj 2017 ajo bëri realitet ëndrrën që shumë alpinistë e kanë, ngjitjen e malit Everest. 

"Në Everest, gratë trajtohen ndryshe", thotë ajo për BBC, "Me ata që ndaja rrugën përgjatë ngjitjes duket se më shpërfillnin ndonëse nuk mendoj se e bënin qëllimisht por pjesëtarët e tjerë që ishin të gjithë meshkuj të ekipit tim i dëgjonin. Ka vërtet shumë më pak gra që ngjiten në Everest sesa burra", vijon ajo. 

"Gjithçka kam arritur ka qenë me përpjekjet e mija, kam luftuar, gjithkush ashtu bën" thotë ajo. 



Pas Everestit Mula u bë më e vendosur për të treguar se vajzat alpiniste nuk duhet të gjykohen ndryshe nga djemtë alpinistë. Në gusht 2017 ajo organizoi ngjitjen e saj në "Eiger via" në "Mittellegi Ridge" të Alpeve Zviceriane. Udhërrëfyesi i saj ishte tronditur sesi ekipi i Arineta Mulës përfundoi ngjitjen në vetëm dy ditë. 


Më vonë, po në atë vit (2017) ajo u ngjit në 6812 m në Nepal me një ekip me të gjitha vajza nga SHBA dhe Suedia. 

"Ndonëse një ngjitje e vështirë teknike, u ndjeva e lirë për herë të parë, për çdo kompleks për t'u paragjykuar si një vajzë në një mjedis kryesisht mashkullor ". thotë ajo

Mula përfundoi udhëtimin, i cili zakonisht zgjat katër javë, për vetëm tetë ditë.


Arineta Mula me ekipin e vajzave në malin në Nepal
 

Në vitin 2018, Mula u bashkua me ekipin e guidave të "Balkan Natural Adventure", 

"Barazia gjinore në Kosovë nuk është diçka që dikush mund të krenohemi", thotë gazetari Gacaferri. 
"Ne mendojmë se duke pasur Arinetën në bord, kjo do të ndihmojë vendin tonë dhe gratë e tjera të jenë të motivuara dhe t'i ndjekin ëndrrat e tyre".

Mbështetja nga shteti i Kosovës dhe Shqipërisë
Qeveria e Kosovës ka sponsorizuar disa ngjitjet e saj në male ndërsa Shqipëria i ka dhënë pasaportën për të udhëtuar në shtetet që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës. Flamujt e të dy shteteve Kosovës e Shqipërisë valviten në pikat më të larta të ngjitura nga Mula. 

Arineta Mula

 

Autore për BBC: Deborah Huso   | Përktheu dhe përshtati në shqip: Antonio Çakshiri

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së