Vajzat duan gjithçka dhe tani, si
të hiqni kilet e shtuara në dimë

Vajzat duan gjithçka dhe tani, si<br />të hiqni kilet e shtuara në dimë
Shumë gra dhe vajza janë të përqendruara tek gjetja e dietave të cilat mund t’i ndihmojnë për një trup sa më perfekt sidomos në dimër.
 
Ndërsa një pjesë e tyre e zgjedhin ushqimin thjeshtë duke njohur kapriçot e trupit të tyre, apo duke zgjedhur palestrën ka edhe nga ato që zgjedhin mënyra të alternative për të arritur atë që duan.
 
Për këtë problem aq shqetësues për femrat ka folur për Report Tv “Brikena’s hands”.
 
“2,3 kilogramë gjatë periudhës së dimrit nuk përmbajnë problem, por nëse shtojmë më shumë se kaq duhet shumë vullnet për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme. Ne duam gjithmonë gjithçka dhe tani, por duhet durim për të bërë një rënie graduale aq sa trupi të krijojë  ekuilibrat e tij. Nuk mund të presim të biem 7, 8 kile në muaj, kur trupi përballon një rënie 3, 4 kile në muaj”,
thotë Brikena.
 
Për të arritur një rënie graduale të peshës është e nevojshme të kemi një dietë të balancuar, duke pirë shumë ujë gjatë kohës shoqëruar edhe me aktivitet fizik.
 
Qendra të ndryshme ofrojnë trajtime të ndryshme si baltoterapia dhe masazhet të cilat janë efikase në bashkimin me punën që bëhet kundër masës dhjamore.
 
Duhen parë me kujdes edhe efektet e aparaturave, duhet të jenë nga një dorë e trajnuar për të evituar efektet anësore”, shprehet Brikena.
 
Aparatura të caktuara aplikohen në mosha të caktuara. “Ultratingulli nuk duhet të aplikohet nën moshën 23-vjeç sepse duke mos lënë  depozitimin e kalciumit në kocka bëhet i dëmshëm. Te gratë shtatzëna jo, tek ata me probleme kardiovaskulare, me protesa nuk lejohen absolutisht aparaturat”, pohon ajo.
 
Masa dhjamore ka shumë volum dhe pak peshë ndaj aparatura duhet të alternohet me një element tjetër.
 
Nëse i humbasim në mënyrë të shëndetshme kilet këshillohet një regjim ushqimor që duhet të jetë i shpeshtë dhe nga pak dhe me konsum të vazhdueshëm të ujit.
 
Megjithatë Brikena thekson se “me rritjen e temperaturave metabolizmi rrit aktivitetin dhe 2,3 kilet që mund të ketë shtuar në zezonin e dimrit nuk janë problematike”.
 
“Kur heqim masim dhjamore duhet të heqim shëndetshëm dhe jo të mendojmë se mund të heqim 10 kilogramë në muaj pa dëmtuar shëndetin”, shprehet Brikena.
 
Dietat shabllon që lexohen në internet duke ngrënë një lloj ushqimi, apo të ndërthurura ndryshe nuk këshillohen. Trupi duhet të konsumojë çdo ushqim, por në mënyrë të kontrolluar. Çdo njeriu i duhen, karbohidrate, yndyrna dhe proteina për një rënie në peshë të shëndetshme.
 
Rënia mund të jetë e suksesshme nga dieta alternative, por pasi ndërpritet ajo dietë pesha rimerret prapë.
 
Sipas Brikenës femrat shqiptare kërkojnë më tepër të rimodelojnë kofshët dhe vithet, ky është edhe shqetësimi i madh.
 
Këshillat që jep ajo për dobësim:
Në Dimër muskujt janë më të kontraktuar dhe ndjenja e urisë është shumë e fortë, me rëndësi është aktiviteti fizik dhe të marrim minimalisht 2 litra ujë në ditë. 40 minuta duhet të ecni në ditë dhe të pini ujë për të nisur një pranverë sa më afër perfektes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike