Vajzat e konviktit “Prenk Jakova”
ndryshojnë godinë,s'pranojnë jetimet

Vajzat e konviktit “Prenk Jakova”<br />ndryshojnë godinë,s'pranojnë jetimet
Ne konviktin “Safet Spahija” këtë vit shkollor janë regjistruar vetëm 6 vajza.

Kjo ka bërë që bashkia Shkodër të zhvendosë nxënëset në konviktin e shkollës “Prenke Jakova”, ndërsa jetimët që banojnë në këtë konvikt të kalojnë tek konvikti “Safet Spahija”.

Por këta të fundit nuk pranojnë që të zhvendosen pasi sipas tyre në konviktin “Safet Spahija” nuk ka asnjë kusht jetesë.

Unë jam Rikardo, jetoj tek shkolla e muzikës. Kam tre vite këtu dhe nga kjo shkollë nuk kemi qejf të dalim. Ata po na çojnë me zor tek shkolla “Safet Spahija’ tha një nxënës.

Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Unë jetoj këtu. Bashkia e Shkodrës do të na zëvendësojë me pretekstin se ka drita, ujë, kushte e tj por atje nuk ka asnjë kusht. Na kanë gënjyer” tha nxënësi tjetër.

Bashkia Shkodër ka përgjegjësinë që të gjejë një vend strehimi për këta jetimë, por konvikti “Safet Spahija” nuk mund të quhet zgjedhja e duhur pasi në këtë konvikt ka edhe 10 vajza me aftësi ndryshe të cilat janë edhe jetime.

shkoder konvikti i vajzave
shkoder konvikti i vajzave


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump