Vajzat që shuajnë zjarre!

Vajzat që shuajnë zjarre!

Pas 5 ditësh pushime u ktheva në Tiranë, ku u ndërgjegjësova që lajmet e zjarrit nga Gjirokastra në Karaburun të ndiznin trishtim. Shqipëria në flakë. Flakë jo nga ato si metafora, që i kemi lexuar këto javë për politikën e ditës, politikanë dhe ambasadorë, por në kuptimin fizik të fjalës, që djeg çfarë gjen përpara: shtëpinë, bagëtinë, bimësinë, në rastin më fatal edhe njerinë!

Një foto e Karaburunit nga një artist në Instagram më erdh si sëmbim në zemër.

Kështu që sot në mëngjes vendosa të udhëtoj drejt terrenit bashkë me celularin tim, aty ku fotot e pushimeve u bënë papritmas të largëta, pas fotove të vajzave që shuanin zjarre maleve të Shqipërisë.

I takova sot të pesta. Kisha parë disa prej tyre nëpër video, foto e lajme online.

Diku i thirrnin heroina e diku Zot na ruaj mendjen e kokës, si mund të tallemi me një vajzë të re që s’del në Instagram por del maleve duke shuar flakët e shpëtuar jetë, shtëpi, bagëti e bimësi?

Sot në mesditë ishin dislokuar në Repartin e Bonavisë, ku për të arritur të duhet të kalosh në një rrugë të vjetër, që të çonte dikur në Vlorë dhe një basoreliev që ka mbetur ende nga koha e realizmit socialist ishte shenja e sinjalistikës që të kthehesha në të djathtë për të zbritur në një rrugë të paasfaltuar, por që më çoi tek vajzat me uniformë.

I gjeta të qeshura dhe biseda u ngroh jo nga vapa sa nga humori i Granitës nga Tropoja, që adhuron parfumin “Chanel”, vathët me logon e C-ve të kryqëzuara dhe sidomos sarkazmën e autorioninë.

-Je lodhur?

-Oh jo. Mbrëmë kam numëruar yjet aty buzë flakëve, e palodhur.

E ka me ndonjë koment negativ që ka dëgjuar dhe më rrëfen se e ka marrë malli për të fjetur pak gjumë.

“Edhe për parfumin tënd, Mira”, më thotë Granita, duke më vënë në dukje një detaj që vajzave të zjarrit normalisht që ju mungon këto ditë sa herë iu bie telefoni dhe nisen për të përballuar një fatkeqësi, natyrore apo humanitare.

Janë tre net pa pikë pushimi dhe nuk ankohen as para kamerës, se aty flasin edhe si ushtarake, por as pas saj.

Kanë fikur zjarre dhe kanë shpëtuar shtëpi nga shkretimi me fuqinë e trupit të tyre.

Fatma, 21 vjeç, thotë se edhe pse e kishte për herë të parë punën e saj në terren, nuk kishte fare frikë.

“Mami më merr në telefon dhe me jep shumë porosi, por unë nuk i tregoj që jam aq afër zjarrit, sepse normal ajo do bëhet merak”.

Ndërsa Xhorxhina e plotëson:“E kemi për detyrë të mbrojmë njerëzit dhe vendin”.

Androena kapitenia, e cila ka vendosur pak rimel pasi ka mësuar se do të ketë një bisedë me video, është mama e dy djemve. Njëri, ai i më i vogli, 10 vjeç, e telefonon çdo 10 minuta. Është më e qetë dhe i ndihet përvoja kur rrëfen.

Era është 22 vjeç dhe zjarret nuk i janë dukur aq të vështira sa tërmeti i 26 Nëntorit.

Të gjitha jetojnë në Tiranë, njëra me familjen që ka krijuar, njëra me të fejuarin, disa me shoqe në një shtëpi me qera, si Xhorxhina. Kanë jetë modeste, Instagram me pak miq, një punë që iu kërkon sakrifica dhe rroga të thjeshta, por janë me sytë plot xixa dhe të kënaqura me jetën që kanë!

Dhe të mendosh se sa njerëz takojmë sot që kanë shumë dhe ndihen që kanë pak!

Një arsye më shumë për t’i dëgjuar rrëfimet e sinqerta në këtë reportazh që mund të kishte shumë tituj, por njëri u rri fiks: “Vajzave që shuajnë zjarre”!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teo: 06/08/2021 05:10

    O mira ato vajza e bejne nje pune dhe marin leket. Po ti cben..sa pune ne nje kohe ben dhe mere leket duke mos qene ne asnje pune. Por i mer leket per te mos dhene realitetin. Dhe ben lajme te tilla sa per sy e faqe. Ishe mire kur skishe lek. Tani je ber dhe ti njesoj si 90% e gazetareve. Mercenare!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!