Vajzat shqiptare mbështesin vajzat shqiptare!

Ylli i muzikës pop në botë, Bebe Rexha ka mbështetur në konkursin e bukurisë “Miss New York US”, vajzën shqiptare me bukuri ekzotike, Dorina Papraniku.

Mbështetjen për bukuroshen Dorina, këngëtarja e ka treguar hapur përmes publikimit të fotografive të saj në rrjetin social Instagram, duke i bashkëngjitur edhe flamurin kuqezi.

Këtë vit në konkursin e bukurisë në New York, do të marrin pjesë 167 vajza.

A nuk doni si Bebe që të fitojë Dorina?

1/2