TIRANË - Pasi Komuniteti Mysliman Shqiptarë dërgoi në Gjykatën e Lartë vendimin e dhënë nga kryesuesja e Apelit, Fatmira Hajdari, që i hiqte KMSH-së nga pronësia një tokë që ndodhet në qendër të Tiranës, ka reaguar edhe Komiteti i Kulteve. Në reagimin e Komitetit thuhet se po ndiqet me shqetësim i gjithë procesi i kthimit të pronave të kulteve fetare.
Komuniteti i Kulteve i bën thirrje Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë të kontrollojë me imtësi të gjitha dosjet sepse sipas reagimit të tyre në shumicën e rasteve komunitetet fetare po humbasin pronat.
Ajo për të cilën po diskutohet është një vakëf (pronë për bamirësi) që besimtarët e parë muslimanë i kanë lënë në dobi shoqërisë shqiptare, krahas xhamive apo objekteve të tjera të kultit.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com