Komisioni parlamentar i Medias vijoi dhe sot (e premte) punën me përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA). I mbledhur gjatë orëve të paradites komisioni vendosi të skualifikojë kandidaturën e Ilirian Dahri, i cili vinte nga Akademia Diplomatike, i diplomuar për letërsi.

Procesi përzgjedhës i kandidaturave për AMA-n ka nisur dy ditë më parë nga komisioni i Medias, në mungesë të deputetëve të opozitës. Deri tani nga lista me 26 kandidatura janë skualifikuar 4 emra, ndërsa procesi po vijon intensivisht, ditë pas dite.

Sipas nënkryetarit të komisionit, Alfred Peza, maxhoranca do të skualifikojë kandidatët e saj deri sa të arrijnë tek numri 13, nga 26 që janë në total dhe më pas  do të vijojë me përzgjedhjen e tre kandidatëve te saj, sikurse e parashikon ligji.