Vakancat në drejtësi, ministri Manja për propozimet e KLP: Të hapur për çdo propozim që i jep frymëmarrje sistemit, po shqyrtohen në komisione

Shkurtimi i viteve të formimit fillestar për tu bërë magjistrat  por edhe masa të tjera që kërkojnë ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese janë propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të krijuar sa më shumë mundësi të jetë e mundur për të zhbërë problemin shumë madhor të vakancave në sistemin tonë të drejtësisë.

Në lidhje me këto propozime ka folur për Report Tv ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.  Manja ka thënë se Qeveria është e hapur për çdo propozim dhe se aktualisht kjo platformë po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve

"Ndryshimet ligjore tashmë janë në proces në Komisionin e Ligjeve, është ngritur grupi i punës dhe shumë shpejt do të kemi dhe një adresim. Në mbështesim ccdo ndryshim ligjor që i jep frymëmarrje”, tha Manja në prononcimin për Report Tv.

Manja i bëri këto komente pasi mbajti një fjalë përshëndetëse ceremoninë e 25-vjetorit të shkollës së Magjistraturës, që u zhvillua sot ku ishin të pranishëm edhe presidenti Bajram Begaj, ambasadorja e BE-së si dhe ambasadorja e SHBA. 

KLP kërkoi që magjistratët të bëjnë 2 vite shkollë e të futen në punë me vitin e 3, praktikë e paguar. Këtë iniciativë për reduktimin në periudhë trazitore të magjistraturës nga 3 në dy vite e ka deklaruar në intervistën e tij te parë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla për Report Tv. Një tjetër ndryshim i kërkuar është edhe e drejta e anëtarëve jo magjistratë të KLP për tu bëre pjesë e sistemit të drejtësisë. Aktualisht ky draft ndodhet në Parlament dhe ende s’ka marrë përgjigje.

(Kliko këtu për propozimet e KLP për ndryshimet ligjore)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/10/2022 01:29

    Para disa kohesh ne U.S nga qe nuk ka pilote mjaftueshem per fluturimet civile,dikush propozoi qe pilotet e rinj te punesohen me me pak ore fluturimi ne parapergatitje,gje qe u hodh poshte kategorikisht nga organet kompetente dhe ekspertet per arsye qe kuptohen.Ne Shqiperi po tentohet te behet e njejta gje,por per magjistraturen,sikur nuk na eshte djegur lekura paq jo nje here,por disa here!Ne fillim e pesuam nga Xhaxhi me gjyqetaret qe erdhen direkt nga malet,pa kurfare eksperience juridike,pastaj ne vitet 60-70'kur sapo kishim filluar t'a vinim shkollen ne binare,u shfaq gjyqi punetor i modelit kinez dhe pas demokracise u kthyem prape ne modelin e 45'me karrociere te kthyer ne magjistrate pas nje kursi /alla tornitor/ prej 6 muajsh tek Plepat e Durresit.Mos beni gabime te tilla me pasoja te renda,vetem pse nuk keni mjaftueshem njerez.Me mire pak e sakte,se sa shume e per lume.

    Përgjigju
  • Ho hi hi: 03/10/2022 17:27

    Po ky????? Sa turp

    Përgjigju
  • Arber: 03/10/2022 12:02

    Merrni studente ekselente te diplomuar ne Universitetet Europiane qe kane legjislaccion te ngjashem me vendin tone, qe per hir te se vertetes jane diplomuar ne titullin Diplome Magjister dhe jane shume here me te pergatitu rse magjistratet qe nxirrni ju nga kjo Shkolle.Arsyeja shume e thjeshte , jo vetem qe programet jane si nata me diten sepse ata studiojne pese vjet jurspudence te plote , kurse kete 3+2 te profiluar ose penale, ose civile ose adminstrarive por edhe se mesimdhenia nga Profesore me tituj e grada ne Universitete Euripiane qe jane si nata me diren me shumicen e ketyre te Shkolles se Magjistraures .I vemti kolaps eshte se te diplomuarit jashte nuk mesojne dot kopi -paste tezat qe shesin kete te shkolles neper ato kurset e fameshme qe bejne disa nga lektoret e kesaj pseudo shkolle .Arsyeja se perse kete konkurente nuk "fitojne"dot konkursin eshte pikerisht kjo , ata nuk panojne te shkelin mbi mundin dhe Diplomen qe kane duke mesuar permendesh lagjiaturat e ketyre

    Përgjigju
    • Plepisti: 03/10/2022 14:17

      Shkolla e magjistratures ka qene histori suksesi ne shqiperi. Niveli profesional(pa folur per moralin) i magjistrateve shqiptare eshte shume me i larte se magjistratet e vendeve te evropes. Kete e vertetojne konkurset e zhvilluara ne nivel evropian. Shkollen e magjistraturës e kane dhjere nderkombetaret qe vitet e fundit kane kerkuar hapjen e qindra kuotave, duke futur bijte e trafikanteve te droges dhe partise.

    • Ekselenti: 03/10/2022 14:06

      Nëse jane kaq te përgatitur dhe shkruajne pa gabime kështu si ty, te vijnë të gjithë!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar