Vaksina anti-COVID AstraZeneca provohet për herë të parë tek fëmijët
16-vjecarja Tilda duke bërë vaksinën anti-COVID
BRITANI E MADHE- Vaksina britanike anti-COVID, AstraZeneca ditën e djeshme ka nisur eksperimentin e saj të ri, për të testuar nëse ajo është efektive edhe tek fëmijët.
Studiuesit, do të përdorin 300 fëmijë vullnetar nga mosha 6 deri në 17 vjeç në Britaninë e Madhe për të parë se si do të reagojnë ata ndaj vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.
Sylvia Hobson, 12-vjeç një nder vullnetaret e eksperimentit tha se vendosi të merrte pjesë në të pasi donte të kontribuonte sado pak në këtë luftë të përbashkët kundër COVID-19.
“Unë doja ta bëja vaksinën pasi ky virus ka shkatërruar jetën e të gjithëve. Ne po kalojmë një kohë shumë të vështirë, dhe pasi përmes kësaj mund të ndihmoj sado pak, doja ta bëja”, tha ajo.
Ndërkohë, 16-vjecarja Tilda tha se vaksina kundër COVID-19 ishte më mirë seç mendonte se do të ishte.
“Ishte në rregull, shumë më mirë sesa mendoja se do të ishte. Unë jetoj relativisht afër, kur pashë se po ndodhte e gjithë kjo mendova të bëhesha dhe unë pjesë dhe të ndihmoja.”, tha Tilda.
Një nder infermieret përgjegjëse për vaksinimin e fëmijëve tha se vullnetarët do t’u mundësojnë shkencëtarëve të zbulojnë nëse vaksina AstraZeneca ka të njëjtin efekt tek fëmijët.
Lajmin për këtë eksperiment e dha pediatri dhe kryeinspektori i provës së vaksinës Andrew Pollard, ku tha se pavarësisht se COVID-19 nuk prek fëmijët në shumicën e rasteve është e rëndësishme të kemi siguri për efektivitetin e saj te fëmijët.
AstraZeneca aktualisht është në disponim dhe përdorim të shumë vendeve në botë. Ajo ka marrë prej kohësh edhe dritën jeshile nga EMA dhe shumë shtete të BE-së kanë nisur vaksinimin me AstraZeneca, megjithatë kohët e fundit ka hasur probleme në prodhim duke shkaktuar vonesa në shpërndarje.
Ndërkohë ditën e djeshme OBSH-ja ka aprovuar vaksinës britanike anti-COVID për përdorim emergjent.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kancelari Merz: Do diskutojmë me Francën dhe Britaninë mbi ndarjen e armëve bërthamore
9 Mars, 21:50
-
Irani arreston çiftin britanik për spiunazh
19 Shkurt, 19:33
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Starmer: I gatshëm të vendos trupa në terren në Ukrainë për të mbrojtur paqen
17 Shkurt, 09:00
-
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
9 Shkurt, 20:18
-
Durrës/ 10 vite burg për Xhemal Lokën, shtyu gruan në vetëvrasje! Dëshmia e 2 prej fëmijëve në gjykatë: I thoshte do të bëj të pish helm, je në majë të briskut
6 Shkurt, 19:08
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Spahiu: Anglia dhe SHBA do rikonfirmojnë së shpejti pozicionin e tyre kundër Berishës!
2 Shkurt, 18:44
-
Ministria e Brendshme britanike i dhuron Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Shqipëri pajisje me vlerë 30 mijë paund (FOTOT)
29 Janar, 16:27
-
Ylli Pata: Legjendat e 'Non Gratës'; Nga Gjyqi në Paris, Kronosi, Nora e tani te Trumpi
20 Janar, 20:42
-
Britania do i japë 3.6 mld euro ndihma Ukrainës, Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën
16 Janar, 18:35
-
Ministrja britanike e Thesarit jep dorëheqjen pas akuzave të lidhura me tezen e saj
14 Janar, 19:26