Vaksina anti-grip, infermieri në Lezhë u ofron të moshuarve shërbimin në shtëpi

Lezhe- Infermieri Bardhok Lala në Lezhë troket në një nga dyert e banesës ku jetojnë të moshuar, për t’ju bërë vaksinën e gripit. Teksa vaksinimi kundër gripit ka nisur prej disa javësh, të shumtë janë qytetarët të cilët për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore e kanë të pamundur për t’ju drejtuar qendrave shëndetësore për të bërë vaksinën.

Arsyet se pse ka ndërmarrë këtë iniciativë që prej fillimit të muajit tetor, infermieri Lala, i cili të njëjtin mision ia vuri vetes edhe në periudhën e COVID-it, i tregon për Report Tv.

Pjesa më e madhe janë të moshuar që jetojnë vetëm, janë të paralizuar, të verbuar dhe pjesa më e madhe janë të komunitetit rom dhe egjiptian. Janë shumë të gatshëm, dhe kanë besim tek stafi mjekësor, thotë Bardhok Lala.

Ofrimi i shërbimit të vaksinimit në shtëpi është pritur mjaft mirë kryesisht nga të moshuarit të cilët e kanë të pamundur për të lëvizur.

Prej fillimit të muajit tetor në Lezhë kanë mbërritur rreth 6 mijë vaksina antigrip, deri më tani janë kryer rreth 3 mijë prej tyre.

Deri tani kemi 3 mijë doza të aplikuara, numri i vaksinave të ardhura është rreth 6 mijë. Numri është i mjaftueshëm,thotë Zoje Zefaj, drejtore e NJVKSH-së Lezhë

Vaksinimi kundër grupit në Lezhë po vijon në të gjitha qendrat shëndetësore, ndërsa personat më të interesuar janë të moshuarit dhe të sëmuret kronik.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit