Vaksina e gripit dhe ajo e COVID mund të bëhen në një kohë, mjekja: Grupet e riskut duhet ta kryejnë vaksinën e gripit

Krahas  COVID-19, periudhës së vjeshtë-dimrit i shtohet edhe qarkullimi i gripit. Mjekët këshillojnë që vaksina e gripit dhe ajo kundër COVID mund të aplikohen të dyja dhe nuk shkaktojnë probleme. Edhe vetë qytetarët janë interesuar për ta bërë vaksinën ndaj gripit.

"Çdo vit kryhet vaksina e gripit në periudhën fund tetori-fillim nëntori. Çdo pacientë paraqitet në qendër shëndetësore dhe kryen këtë vaksinë. Personat që kanë kryer dy doza të vaksinës anti-COVID dhe janë të gatshëm për të kryer vaksinën  e gripit tani dhe mund t’ia aplikojmë pa asnjë problem", tha drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.10, Jonida Diko.

Vitin e kaluar nuk u regjistruan raste të gripit në vendin tonë. Por në situatën e tanishme ekspertët shëndetësor rekomandojnë grupet e riskut të kryejnë vaksinën e gripit për të pasur mbrojte.

"Sivjet u rekomandohet të gjithë kategorive të riskut, të sëmurëve kronik, të moshuarit, personelit shëndetësor që punon në qendër, të kryejnë vaksinën e gripit. Aktualisht ne jemi duke kryer vaksinën anti-covid dhe kemi shumë kërkesa për pacientë që duan të kryejnë vaksinën e gripit", u shpreh drejtoresha Diko.

Më herët Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka siguruar 200 mijë vaksina gripi që pritet të mbërrijnë në vendin tonë brenda muajit tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë