Vaksina kundër Covid-19 e Universitetit të Oxford dhe kompanisë AstraZeneca, nxit imunitet tek të moshuarit prej 60 deri 70 vjeç, duke rritur shpresat se mund të mbrojë grupmoshat më të rrezikuara nga virusi.
Në të dhënat e siguruara në 560 vullnetarë në fazën e dytë të testimit, studiuesit i konsiderojnë ato si tejet "inkurajuese".
Ndërkohë që janë në pritje rezultatet e fazës së tretë, të cilat do të dalin javën e ardhshme.
Tre vaksina, ajo e Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna, kanë raportuar tashmë të dhëna të mira paraprake nga provat e fazës së tretë. Dy prej tyre kanë deklaruar tanimë se kanë një vaksinë efektive deri në 94% te personat mbi 65 vjeç.
Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të prodhuara nga AstraZeneca, 40 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pesë milionë të vaksinës së kompanisë Moderna.
Sfida me zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19 është që të nxisë trupin për të luftuar kundër virusit, pa marrë parasysh moshën. Për shkak se të moshuarit kanë sistem më të dobët të imunitetit, kjo nënkupton se vaksinat nuk priren të funksionojnë ashtu si funksionojnë te të rinjtë.
Këto rezultate të provave nga Universiteti i Oxfordit sugjerojnë se kjo mund të mos jetë problem.
Ato tregojnë se të moshuarit e moshës 56-69 dhe mbi 70 kishin një përgjigje të ngjashme imune sikur ata moshës 18-55.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt, 15:57
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar, 17:30
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Java Evropiane e Imunizimit, Ministrja e Shëndetësisë: Mbi 4500 vajza janë vaksinuar kundër HPV
28 Prill 2023, 14:27
-
Gjermani/ Padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj virusit Covid-19
14 Prill 2023, 07:44
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
Nxireni vaksinen se na merzitet jo kjo po ajo kaluan njerezit ne depresion
Përgjigju