Lufta kundër COVID-19: Kur do të jetë gati vaksina e parë?

Lufta kundër COVID-19: Kur do të jetë gati vaksina e parë?

Foto ilustruese

Gjatë javëve të fundit ka pasur lajme inkurajuese në lidhje me vaksinat e korona virusit, ku disa prej tyre kanë treguar shkallë të lartë efikasiteti.   

Por cilat vaksina kanë të ngjarë të jenë më efektive dhe si funksionojnë ato?

Shumica dërrmuese e njerëzve janë akoma të rrezikuar nga infektimi me COVID-19 dhe vetëm në sajë të kufizimeve të vendosura nga qeveritë është arritur parandalimi i vdekjes së shumë personave.  Një vaksinë do të mundësonte që trupat tanë të luftojnë infeksionin duke na mundësuar që të mos infektohemi me COVID-19 ose duke e dobësuar atë. Posedimi i një vaksina anti-covid përbën edhe strategjinë më të mirë dalëse nga kriza e shkaktuar nga Covid-19.

Por cilat janë veçantitë e të tre vaksinave më të njohura anti-covid?

Vaksina e Universitetit të Oxfordit - AstraZeneca

Provat e vaksinës së Oxfordit tregojnë se ajo ka një shkallë efikasiteti në 70% të njerëzve që shfaqin simptoma të Covid.

Të dhënat gjithashtu tregojnë një përgjigje të fortë imune tek  të moshuarit.

• Ekzistojnë gjithashtu të dhëna shumë më shpresëdhënëse  që sugjerojnë se në rast të përsosjes së dozës  ajo mund të rrisë mbrojtjen deri në 90%

• Jepet në dy doza

• Provat me më shumë se 20,000 vullnetarë janë ende duke vazhduar

Ajo është një vaksinat më të lehta për t’u shpërndarë, sepse nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ftohta.

Vaksina e Pfizer / BioNTech

Përparimi i madh në lidhje me vaksinat erdhi në kohën kur Pfizer / BioNTech publikuan rezultatet e para në lidhje me vaksinën e tyre. Në bazë të tyre u tregua se

•  Vaksina e tyre fillimisht me një efikasitet në 90 % dhe më pas në 95% dhanë shumë shpresa për të gjithë ata të cilët kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

• Mbretëria e Bashkuar do të marrë 10 milion doza deri në fund të vitit 2020 dhe ka porositur edhe 30 milion të tjerë.

• Jepet në dy doza, me tre javë në mes nga njëra-tjetra. 

• 43,000 njerëz kanë bërë vaksinën dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem të madh shëndetësor.

Vaksina duhet të ruhet në një temperaturë rreth -70C dhe Ai do të transportohet në një kuti të veçantë, të paketuar në akull të thatë dhe të instaluar me gjurmues GPS.

Vaksina është krijuar duke përdorur një fragment të vogël të kodit gjenetik të virusit.  Një vaksinë e ARN-së nuk është miratuar kurrë më parë për përdorim te njerëzit, megjithëse njerëzit i kanë marrë ato në provat klinike për sëmundje të tjera.

Vaksina e Moderna

Moderna përdor të njëjtën qasje si vaksina e Pfizer.

•  Në bazë të të dhënave të fundit ajo siguron mbrojtje deri në 94.5%

• Jepet në dy doza, me katër javë distancë nga njëra-tjetra.

• 30,000 persona janë përfshirë në prova

 Është më e lehtë për tu ruajtur sesa ajo e Pfizer, sepse qëndron në -20C deri në gjashtë muaj.

Cfarë vaksinash të tjera janë duke u zhvilluar?

• Të dhënat për vaksinën ruse Sputnik V, sugjerojnë se ato janë  efikase deri në 92% .

• Vaksina e Janssen ka filluar të rekrutojë njerëz për fazën e dytë të vaksinës së saj.

• Instituti i Produkteve Biologjike Ëuhan dhe Sinopharm në Kinë dhe Instituti i Kërkimeve Gamaleya i Rusisë janë të gjithë në testimin përfundimtar

Sidoqoftë, në Brazil vaksina e Sinovac u pezullua pas një "incidenti të rëndë " - që besohet të jetë vdekja e një vullnetari.

Cili grup do të vaksinohet i pari?

Të moshuarit në azilet e pleqve dhe  personeli i tyre kryesojnë listën paraprake, të ndjekur nga punonjësit shëndetësorë si personeli i spitalit dhe të gjithë personat mbi 80 vjeç, pasi mosha është faktori më i madh i rrezikut për tu prekur nga Covid.

Çfarë duhet të bëhet akoma?

• Provat duhet të tregojnë se vaksina është e sigurt dhe kjo gjë të pranohet nga institucionet përgjegjëse.

• Rregullatorët duhet të aprovojnë vaksinën para se të bëhet

• Studiuesit ende duhet të zbulojnë se sa kohë mund të zgjasë mbrojtja

Duhet të prodhohen miliarda vaksina, të mjaftueshme për të gjithë njerëzit.

Mendohet se 60-70% e popullsisë globale duhet të jetë imune për të ndaluar përhapjen e virusit, i cili deri tani ka prekur të paktën 59 milionë persona dhe u ka marrë jetën më shumë se 1.3 të tyre.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!

Alban Daci: Kjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!