Vaksina për gratë shtatzëna
për të parandaluar kollën e mirë

Vaksina për gratë shtatzëna<br />për të parandaluar kollën e mirë
TIRANE-Në javën e vaksinimit, Instituti i shëndetit publik dhe mjekët obstetër- gjinekologë kanë kërkuar që në kalendarin e vaksinave për gratë shtatzënë apo edhe për femrat në moshë riprodhimi të shtohen edhe disa vaksina të tjera, të cilat do të mbrojnë shëndetin e nënës dhe fëmijës, dhe kryesisht bëhet fjalë për vaksinën kundër kollës së mirë. Silva Bino, shefe e departamentit të kontrollit te sëmundjeve infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, u shpreh se vaksina kundër kollës së mirë është kthyer në domosdoshmëri për realitetin e ne vend.
 
“Vaksinimi te gratë shtatzëna është tepër i rëndësishëm, qoftë para lindjes, qoftë gjatë shtatzënisë dhe pas shtatzënisë  pasi ata mbrojnë veten, mbrojnë dhe fëmijët e tyre dhe sidomos vaksinimi i tyre ndaj kollës së mirë sepse mbrojnë veten dhe fëmijën e porsa lindur i cili nuk merr vaksinat direkt ndaj kollës së mirë dhe natyrisht që kolla e mirë te këto bebe shkakton sëmundje tepër të rënda. Ne kemi pasur vaksinimin ndaj tetanosit te gratë shtatzëna por do shikojmë skemën e vaksinimit te gratë shtatzëna sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, tha Bino.
 
Nazira Artykova, përfaqësuese e organizatës botërore të shëndetësisë u shpreh se vaksinimi i grave n moshë riprodhimi si dhe e atyre që janë shtatzënë, është tejet e rëndësishme duke marrë parasysh edhe mirëqenien e fëmijëve.
 
OBSH ju rekomandon të gjitha vendeve anëtare të përmirësojnë kalendarin e vaksinimit të grave shtatzëna, tashmë është e ditur që programi i vaksinimit është programi më i suksesshëm ndaj sëmundjeve infektive. Është tejet e rëndësishme që gratë të vaksinohen para dhe gjatë shtatzënisë, ashtu siç dihet pas lindjes imuniteti i grave dobësohet dhe është shumë e vështirë që të mbrojnë trupin e tyre dhe të bebit nga sëmundjet infektive”, tha  Nazira Artykova përfaqësuese e OBSH.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë iu rekomandon të gjitha shteteve anëtare të përmirësojnë kalendarin e vaksinimit të grave shtatzëne. Tashmë është e ditur që programi i vaksinimit është programi më i suksesshëm i mbrojtjes nga sëmundjet infektive. Është tejet e rëndësishme që gratë të vaksinohen para dhe gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes së fëmijës. Ashtu siç dihet pas lindjes, imuniteti i grave dobësohet dhe është më ë vështirë që të mbrojnë trupi ne tyre dhe të bebit nga sëmundjet infektive.
 
Aktualisht po punohet për të përllogaritur kostot që këto vaksina të hyjnë në kalendarin e vaksinave të detyrueshme.

Redaksia Online
l.q.B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike