Në përpjekje për të mposhtur pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 kompania prodhuese e vaksinave Pfizer-Biontech pritet të kërkojë aprovim nga Agjencia Evropiane e Barnave që vaksina e saj të përdoret tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç.
Gjatë muajit mars kompania bëri me dije se vaksina e saj është provuar të jetë 100% efektive tek kjo grup moshë, pasi në provat e fazës 3 që përfshinë 2,260 fëmijë në Shtetet e Bashkuara “demonstruan 100% efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave”.
Ekspertët e kompanisë thanë se shpresojnë të fillojnë vaksinimin e kësaj grup moshë para vitit të ardhshëm shkollor dhe do të kërkojnë autorizim edhe nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave për të zgjeruar përdorimin e vaksinës.
Fëmijët e të gjitha moshave janë të ndjeshëm dhe mund të transmetojnë SARS-CoV-2, por të dhënat treguan se fëmijët midis 1-18 vjeç kanë shkallë më të ulët se të gjitha grup moshat e tjera për shtrimet në spital, simptoma të rënda dhe vdekje nga COVID.
Fëmijët më të vegjël gjithashtu janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksionit dhe kur infektohen, më rrallë çojnë në transmetim të mëtejshëm sesa të rriturit.
Edhe pse nuk janë pjesë e grupeve të rrezikuara ekspertët insistojnë që për ta bërë botën të sigurt nga COVID-19, të gjithë duhen vaksinuar.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.3%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Varianti Omicron qarkullon në ajër, Komisioni Evropian autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it
1 Shtator 2023, 11:52
-
VIDEOLAJM/ Fabrika e Pfizer goditet nga tornado, shikoni si është shkatërruar
20 Korrik 2023, 17:25
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25