Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në muajin shtator

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në muajin shtator

Vaksina Pfizer

Deri në fillim të shatorit pritet që vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë nga Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit. Ky lajm është dhënë nga perstigjozja 'The New York Times'.

Vaksina Pfizer, nga e cila aplikohen dy doza, u krijua në bashkëpunim gjermane BioNTech, aktualisht është e miratuar për përdorimit emergjent që në nëntorin e vitit të kaluar.

Ajo është një nga tre vaksinat e COVID-19 të autorizuara në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinën me dy doza nga Moderna dhe versionin me një dozë të prodhuar nga Johnson & Johnson.

Sipas 'The New York Times', Agjencia Amerikane e Barnave dhe Ushqimit po përshpejton afatin e saj të zakonshëm për të dhënë miratimin e plotë për vaksinën, pasi Shtetet e Bashkuara po goditen nga një valë e re e infeksioneve dhe shtrimeve në spital të shkaktuara kryesisht nga varianti Delta.

Rritja e infeksioneve të reja vihet re kryesisht tek njerëzit që nuk janë vaksinuar. NY Times citon një sondazh të bërë nga Fondacioni “Kaiser Family”, një grup kërkimor i kujdesit shëndetësor, sipas të cilit 3 nga 10 persona të pavaksinuar në Shtetet e Bashkuara thonë se do ta merrnin vaksinën nëse ajo do të ishte miratuar plotësisht.

Shtimi i rasteve me COVID-19 ka nxitur një numër në rritje të subjekteve publike dhe private që të kërkojnë vaksinime të detyrueshme për të gjithë punonjësit e tyre, përfshirë një urdhër të lëshuar javën e kaluar nga Presidenti amerikan Joe Biden për të gjithë punonjësit e qeverisë federale.

Kompania Pfizer aplikoi për të marrë autorizim të plotë të vaksinës kundër COVID-19 më 7 maj, ndërsa Moderna më 1 qershor. Kompania Johnson & Johnson tha se planifikon të aplikojë për të marrë miratim të plotë brenda këtij këtë vit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)