Apeleve të shumta në drejtim të qyetarëve shqiptarë për tu vaksinuar sa më parë kundër COVID-19, i është bashkuar edhe stafi i Spitalit Infektiv në Tiranë.
Foton e apelit të tyre e ka publikuar në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
"Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Apeli i stafit të Spitalit Infektiv, shkruan Manastirliu.
Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.
Deri tani në Shqipëri numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në mbi 1 mln 230 mijë. Prania e variantit Delta në vend, ka rritur edhe rastet e reja të infeksionit, gjë që është reflektuar edhe në shifrat e 3 ditëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 149 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID, ndërsa dje u raportuan 132 raste.
Kur vaksina te mbroka nga infektimi me Covid-19 pse po rritet numuri i te infektuarve madje po fillon te kete edhe fatalitete? A i ka pare Komiteti Teknik i Eksperteve plazhet se si jane plot e perplot me njerez qe rrine ngjitur njeri me tjetrin Po turistet qe kane ardhur pjesa me e madhe e tyre jane te pavaksinuar? Apo kur behet fjale per para njeri sy qerrohet dhe njeri vesh shurdhohet.
Përgjigju