Vaksinim me detyrim për mësuesit? Sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit: S’ekziston një  vendim i tillë, u keqinterpretua kërkesa për informacion rutinë

Vaksinim me detyrim për mësuesit? Sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit: S’ekziston një  vendim i tillë, u keqinterpretua kërkesa për informacion rutinë

Foto nga procesi i vaksinimit të mësuesve

Nuk ka vendim për vaksinimin me detyrim të mësuesve! Kjo u bë me dije sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, në një reagim në lidhje me një lajm që qarkulloi në media ditën e sotme, ku një mesazh dërguar mësuesve u interpretua si urdhër për vaksinimin me detyrim të tyre.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, mesazhi i dërguar mësuesve ishte një kërkesë për informacion rutinë për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë që, sipas tyre u keqkuptua.

“Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t'u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është  i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore”, thuhet në reagim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • so far, so good: 24/07/2021 05:05

    Punonjes ne sektorin publik e ne ate privat, te pezullohen nga puna pa te drejte rroge (pa e humbur vendin e punes!) per sa kohe nuk vaksinohen dhe nuk garantojne imunitet ndaj COVID-19 e varianteve te tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë