Debati/Vaksinimi i detyruar, Sazan Guri: Antishkencor, antiligjor e antisocial! Përfaqësuesi i fasonerive: Të bëhet si në Gjermani, kush nuk vaksinohet e sëmuret, penalizime!

Vaksina është përmendur si e vetmja mënyrë për të fituar luftën me pandeminë  e COVID, por megjithatë nuk kanë munguar zërat kundër vaksinimit me detyrim. Një nga zërat kundër vaksinimit në vendin tonë është edhe aktivisti Sazan Guri, i cili tha në Report Tv se vaksinimi me detyrim është antishkencor, antiligjor dhe antisocial. Sipas tij, më shumë se pandemi, kjo është 'panikodemi', duke iu referuar panikut në shoqëri nga frika e infektimit.

"Nuk do ta bëj vaksinën, detyrimi për t'u vaksinuar është antishkencore, antiligjore dhe antisociale. Në shkencë thuhet se nëse ti ke një mostër dhe e mat te 70% dhe le 30% tjetër sepse të duhet për të bërë matjen. Prandaj të them që është anti-shkencore. Këto termat tani je apo jo i vaksinuar janë si pyetje me çfarë partie je, çfarë rroge ke? Në vendet nordike nuk lejohet kjo pyetje. Kjo është panikodemi. Pse duhet vaksina kur edhe të vaksinuarit infektohen dhe  e transmetojnë virusin?", u shpreh Guri.

Një tjetër zë kundër vaksinimit është edhe studenti Shyqyri Murallari i cili, pavarësisht se rrezikon të humbasë një vit master, sërish ka vendosur të mos vaksinohet. Ai shprehet se është skeptik dhe se efektet e vaksinës nuk janë të qarta.

"Nuk dua ta bëj vaksinën sepse e kam kaluar njëherë virusin dhe dua të shoh studimet e fundit të shkencës dhe jam skeptik nëse kjo vaksinë është apo jo e efektshme, efektet e vaksinës nuk janë të qarta", thotë ai.

Por nga ana tjetër ata që kanë patur barrën më të rëndë për shkak të mbylljes nga pandemia kanë qenë bizneset, që ende 'lëngojnë', ku e vetmja zgjidhje për ta duket pikërisht vaksinimi. Kreu i Shoqatës së Fasonëve, Edvin Prençe u shpreh se qytetarët nuk mund të detyrohen të vaksinohen, por shton se qeveria duhet të gjejë një zgjidhje pasi bizneset janë në situatë të vështirë. Sipas tij, për bizneset është barrë e rëndë pagimi i punonjësve ndërkohë që janë të infektuar dhe nuk paraqiten në punë, duke kërkuar që të ndërmerret e njëjta masë që ka marrë Gjermania, ku punonjësit e pavaksinuar që infektohen, nuk u paguhet raporti mjekësor.

"Nuk mund t'i detyrojmë njerëzit të vaksinohen, duhet të ketë një bindje në nivel social. Por duhet gjetur një zgjidhje sepse për bizneset është barrë e rëndë për punonjësit kur infektohen dhe duhet të karantinohen. Duhet gjetur një zgjidhje. Në fillim vështirësitë për respektimin e masave anti-COVID kanë qenë të mëdha. Përtej dëshirës së njerëzve për t'u vaksinuar, ka edhe një kosto që mbahet nga bizneset. Paguajmë 14 ditë raport, është barrë e rëndë", theksoi ai. Duhet bere si ne Gjermani, - tha sipermarresi, kush nuk vaksinohet e infektohet, te mos paguhet"

Pandemia e COVID solli një krizë të rëndë në shumë vende të botës, ndërsa tashmë të gjitha shtetet po luftojnë të rrisin sa më shumë mbulesën vaksinale, për t'i dhënë mundësi qytetarëve që t'i rikthehen një jete normale. Në vendin tonë vaksinimi është detyrim për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët në rast se këta dy të fundit duan të jenë fizikisht të pranishëm në auditore. Në të kundërt alternativa është mësimi online.  

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër