Vaksinimi jep efekt, Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë
Harta e COVID në botë, publikuar nga The New York Times
Shqipëria ka dalë nga na zona e kuqe e hartës së COVID në botë. Në hartën që tregon shpërndarjen e koronavirusit në botë në kohë reale, e publikuar nga "The New York Times", Shqipëria shihet e ngjyrosur me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID, ku vendet e ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato ku situata me pandeminë është e rëndë.
E në fakt që prej javësh tashmë, në vend është vënë re një përmirësim i dukshëm i situatës me pandeminë, ku ka një rënie të numrit të infeksioneve ditore e po ashtu edhe fataliteteve. Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë është vaksinimi, një proces që në Shqipëri ka ecur me ritme mjaft të shpejta.
Vaksinimi masiv në vend ka filluar para pak më shumë se një muaj, ndërsa procesi i vaksinimit ka nisur që në janar. Që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer në total 537.387 vaksinime, ndërsa vijojnë të mbërrijnë edhe doza të tjera vaksinash.
Ditën e djeshme mbërritën në aeroportin e Rinasit 11.700 doza të vaksinës Pfizer, nga këto 7020 doza nga kontrata me kompaninë Pfizer dhe 4680 nga BE. Në vendin tonë po përdoren momentalisht katër lloje vaksinash kundër COVID, Pfizer, AstraXeneca, Sinovac dhe Sputnik V.
Harta e COVID në botë, publikuar nga The New York Times
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht 2024, 14:10
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht 2024, 16:43
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht 2024, 21:51
-
Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid
6 Gusht 2024, 18:04
-
2023-shi “mbushi” spitalet! Rreth 30 mijë persona më tepër të shtruar! Kryeson “zemra”
24 Maj 2024, 17:10
-
AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor
30 Prill 2024, 20:05
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill 2024, 20:16
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill 2024, 20:25
Pse ka keq Argjentina??
Përgjigju