Vaksinimi kundër virusit kthehet në shpresë për turizmin e 2021! Operatorët turistikë: Presim rezervime pas majit

Turizmi vijon të jetë një nga sektorët më të goditur nga pandemia COVID-19. Teksa e mbylli vitin 2020 me rënie të theksuar, edhe vitin 2021 e ka nisur përsëri në tkurrje. Tashmë operatorët e sektorit turistik i kanë varur shpresat tek procesi i vaksinimit por jo vaksinimi në Shqipëri, por në shtetet e huaja, pasi vendi ynë nuk ka aplikuar masa të ashpra, të tilla si mbyllje kufijsh apo kërkesa e tamponit.

“Me përhapjen e lajmit të vaksinës në janar të 2021 u dha edhe një shpresë për sektorin e turizmit. Mund të themi se do të jetë një vit ende për mbijetesë”, shprehet përfaqësuesja e një agjencie turistike Jeta Hoxha.

“Kemi shpresë më të madhe nga sa e kishim disa ditë më parë që të paktën të iki faza e frikës së madhe dhe fillimisht të çlirohen nga frika brenda shteteve të tyre dhe më pas të fillojnë të lëvizin”, thotë operatori turistik Xhimi Lamaj.

Operatorët e turizmit Xhimi Lamaj dhe Jeta Hoxha thonë se të gjitha rezervimet e vitit  2020 që u shtynë për këtë vit deri në maj janë të anuluara, ndërsa pritshmëritë janë për riaktivizim të tyre përtej kësaj periudhe.

“Rezervimet kanë filluar por janë lënë pezull deri në lehtësimin e masave nga shtetet që do të vijnë këtu tek ne. Pjesa e rezervimeve të vitit 2020 që janë anuluar kanë filluar që këtë vit ri-mendohet ardhja tek ne por po shikohen çmimet”, tha Hoxha. 

“Nga nëntori i vitit të kaluar e vitit të kaluar deri më tani nuk kemi asnjë lloj lëvizje asnjë lloj hyrje, asnjë lëvizje. Të gjitha prenotimet për deri në maj janë të anuluara”, shprehet Lamaj.

Në muajin e parë të vitit numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, ka rënë me 25.7% krahasuar me vitin 2020. Hyrjet më të mëdha gjatë këtij muaji ishin nga Kosova dhe Zvicra, dhe rënia më e madhe me Greqinë dhe Spanjën.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja