Vaksinimi, mënyra e duhur
për të mbrojtur fëmijët

Vaksinimi, mënyra e duhur<br />për të mbrojtur fëmijët
Çfarë është vaksina? Si vepron imunizimi?
Vaksina nuk është gjë tjetër veçse formë e dobësuar ose inactive e një bakteri, virusi, ose toksine, e dhënë në dozë të vogël. Duke qënë se është inactive ajo nuk shkakton infeksion. Gjithsesi, organizmi prodhon antitrupa ose qeliza imunitare (qelizat e bardha të gjakut) kundër bakterit apo toksinës përkatëse. Antitrupat janë proteina që ndodhen në rrjedhën e gjakut dhe që sulmojnë qelizat e infektuara. Kur ne vaksinohemi, organizmi i prodhon paraprakisht këto antitrupa në mënyrë që nëse trupi invadohet nga ‘’armiq të jashtëm’’, të jetë i parapërgatitur për t’u mbrojtur. Për disa baktere dhe viruse në veçanti, ka qënë i vështirë prodhimi i vaksinave. Teknologjia ecën përpara dhe vaksina të reja do të krijohen në të ardhmen.
Bebet e sapolindura kanë imunitet pasiv për disa sëmundje si fruthi, shytat dhe rubeola. Kjo vjen ngaqë antitrupat e nënës kalojnë nëpërmjet placentës tek fetusi. Ky imunitet pasiv tek bebet zakonisht zgjat nga disa javë deri në disa muaj. Për fruthin, shytat dhe rubeolen zgjat deri në një vit. Imunizimi nga vaksinat quhet imunitet aktiv dhe zgjat për shumë kohë.

Çfarë ndodh nëse fëmijës nuk i bëhen vaksinat në kohë?
Nëse vaksinimi është ndërprerë ose vonuar ai mund të rifillohet në çdo moment. Nuk është nevoja që të fillohet nga e para. Gjithsesi, mirë është që vaksinat të bëhen në kohën e duhur sepse sa më shpejt të bëhet mbrojtja e fëmijës aq më mirë është.

DISA PËRJASHTIME NGA RREGULLI JANË:
Vaksina e kollës së mire nuk i bëhet më fëmijëve mbi 7 vjeç.
 Vaksina e meningitit C(MenC). Nëse e fillon mbi 4muajsh nevojiten vetëm 2 doza, me 4 javë diferencë. Nëse fëmija tashmë është një vjeç dhe nuk e ka bërë akoma vaksinën, mjafton vetëm një dozë.
 Vaksina e Hib (Haemophilus influenza tip b). Nëse fëmija është më i madh se 13 muaj por nën 4 vjeç dhe nuk ka marrë asnjë dozë të mëparshme atëherë nevojitet vetëm një dozë. Hib nuk u bëhet fëmijëve mbi 4 vjeç pasi risku i infektimit të tyre është shumë herë më i vogël sesa te foshnjat dhe te bebet.
 Vaksina e pneumokokut (PCV). Nëse fëmija i moshës 1 ose 2 vjeç nuk ka marr asnjë ose vetëm një dozë PCV, i duhet bërë edhë një tjetër. Fëmijët mbi 2 vjeç dhe që nuk futen në ndonjë grup risku, nuk imunizohen.


Kush nuk duhet vaksinuar?
Ka shumë pak arsye pse një fëmijë duhet të ndërpresë fazat e vaksinimit. Zakonisht, vaksinimi është efektiv dhe I sigurtë. Por për disa vaksina të caktuara, arsyet më të shpeshta që i bëjnë ato të kundërindikueshme janë ato raste kur sistemi imun nuk funksionon mirë për shembull, në fëmijë të infektuar me virusin e HIV-it, në fëmijë që bëjnë kimioterapi ose që marrin doza të larta medikamnetesh steroidë. Jo rrallë, ato kundërindikohen nëse një fëmijë ka patur reaksion të mëparshëm nga e njëjta vaksinë.

A duhet bërë imunizimi në fëmijë të cilët në atë periudhë i bashkëshoqëron një e ftohur e lehtë apo një sindrom gripal?
Nuk përbën asnjë problem vaksinimi i fëmijëve edhe pasi ata kanë kaluar ndonjë të ftohur të lehtë, infeksione në vesh, diarre apo të vjella. Shpesh here prindërit janë të shqetësuar të vaksinojnë fëmijët kur ata kanë reaksione të ndryshme alergjike ndaj antibiotikëve apo medikamenteve të tjera. Edhe në këto raste, vaksinimi nuk përbën ndonjë kundërindikacion.

A ka efekte anësore vaksinimi? A shkakton ai autizëm?
Shumë prindër vënë në dyshim efektivitetin e vaksinave. Edhe pse ato mund të shkaktojnë efekte afatshkurtra të padëshiruara, absolutisht imunizimi nuk i vendos fëmijët në rrezik për dëmtime serioze. Zakonisht, pas bërjes së vaksinës, fëmija mund të ketë një temperature të lehtë, fryrje apo skuqje në vendin e injektimit. Në të kaluarën, vaksinave u hidhej një përbërje merkuri e cila ndihmonte në frenimin e rritjes bakteriale si dhe për të konservuar më mirë vaksinën. Prindërit filluan të shqetësoheshin për shfaqjen e disa rasteve me autizëm në të njëjtën periudhë me vaksinimin. Organet kopetente amerikane shprehën shqetësimin e tyre ndaj efekteve që mund të shkaktonte kjo substancë. Gjithsesi, asnjë studim amerikan, kanadez dhe evropian nuk ka treguar një lidhje ndërmjet autizmit dhe vaksinimit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën