Vala e zemërimit pas vdekjes së 22-vjeçares në Iran/ Gazetarja nuk mban shami, presidenti iranian refuzon të bëjë intervistën

Vala e zemërimit pas vdekjes së 22-vjeçares në Iran/ Gazetarja nuk mban shami, presidenti iranian refuzon të bëjë intervistën

1663859033_gaztarja.JPG

Pas vdekjes së 22-vjeçares një valë zemërimi po ‘kapluar’ në Iran. Viktima u arrestua nga e ashtuquajtura Policia Morale e Teheranit për mosbindje ndaj urdhrit për të mbuluar mirë flokët e saj.

Siç raporton gazetarja britaniko-iraniane Christian Amanpour në postimin e saj në Twitter, ajo kishte organizuar një intervistë me presidentin e Iranit, Ebrahim Raishi, për ta pyetur për vdekjen e 22-vjeçares, por edhe për protestat që kanë shpërthyer në shumë zona të vendit.

Gazetarja vëren se do të ishte intervista e parë e presidentit iranian në tokën amerikane.

“Pas javësh përgatitjeje dhe orëve të gjata të vendosjes së pajisjeve të përkthimit, dritave dhe kamerave, ne ishim gati. Por presidenti Raisi nuk u paraqit. Dyzet minuta më vonë erdhi një asistent. Siç më tha, presidenti më sugjeroi të mbaj shami, sepse janë muajt e shenjtë të Muharremit dhe Safarit”, tregon Amanpour.

Gazetarja refuzoi me mirësjellje, ndërsa shtoi: “Jemi në Nju Jork, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë për shamitë. Theksova se asnjë president iranian nuk e kishte kërkuar më parë këtë kur i intervistova jashtë Iranit”

“Asistenti e bëri të qartë se intervista nuk do të bëhej nëse nuk mbaja shami. Ai foli për një çështje respekti dhe foli për situatën në Iran – duke iu referuar protestave që kanë përfshirë vendin”, tha Amanpour.

“Përsëri thashë se nuk mund të pajtohesha me këtë kërkesë të paprecedentë dhe të papritur”, thekson ajo.

“Dhe kështu u larguam. Intervista nuk u bë. Në një kohë kur protestat vazhdojnë dhe njerëzit po humbasin jetën, do të ishte një moment i rëndësishëm për të biseduar me Presidentin Raisi”, përfundoi gazetarja.


Lajmi kryesor:

8 të vrarë gjatë protestave në Iran mes tyre edhe një adoleshent! Teherani akuzon babanë e 22-vjeçares: Gënjen, nuk e vramë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja