Valbona Çela:Nga Hong Kongu në
Tiranë,ish-juristja që stilon thonjtë

Valbona Çela:Nga Hong Kongu në<br />Tiranë,ish-juristja që stilon thonjtë
Historia e Valbonës është mjaft e veçantë. Ajo mund të përkufizohet me dy fjali. Një magjistare në profesionin e saj në teknikën e thonjve, me kliente super të kënaqura prej saj, e shkolluar në jurisprudencë me disa vite në fushën e menaxhimit  dentar, e zhgënjyer nga një sipërmarrje e saj në një treg që nuk stimulon konkurencën e ndershme,  dhe në pritje për tu vendosur në Amerikë, ku diploma e marrë në Hong Kong do t’i mundësojë të punojë me thonjtë, një profesion që ëhstë njëkohëisht edhe pasioni i saj. 
 
Valbona, thonë për ju se jeni një magjistare me thonjtë.  Si e përfituat këtë profesion? 
Në fakt unë kam mbaruar Fakultetin e Juridikut. Kam punuar nëpër dikastere. Nga viti 2000 deri në 2008-ën menaxhova një depo dentare dhe pas kësaj vendosa që të bëj diçka për veten time. Unë kisha një pasion të madh përstilimin dhe trajtimin e thonjve. Ishte diçka e brendshme që më parë, por s’kishte ardhur momenti i duhur. Shfrytëzova njohjet që kisha nga puna e mëparshme, kur menaxhoja depon dentare dhe vendosa të zgjedh Hong Kongun për nëj kurs në këtë fushë, si vend anglishtfolës. Nga informacionet që mora, mësova se atje mund të zpecializohesha për 3 muaj. Por ishte një shkollë shumë intensive dhe cilësore. Meqë e zotëroja anglishten dhe nuk kisha nevojë për përkthyes i përftova në kohë njohuritë. Atje mësova të gjitha teknikat për thonjtë, për shëndetin e thoit, dizajnin e gjithçka tjetër. Dhe kështu vendosa që të hap biznesin tim sapo u ktheva këtu. Por nuk shkuan gjërat siç i kisha planifikuar
 
Pse?
Sepse u detyrova ta mbyllja biznesin tim për shkak të një gjobe, sigurisht të pamerituar. Që prej atëherë nuk kam një vend timin fiks, por punoj nëpër sallone të ndryshme, me orare, sepse pres që të largohem për në Amerikë. Nga Shqipëria jam e zhgënjyer, edhe pse me punën time dhe me cilësinë e saj jam e kënaqur dhe gjithnjë kam jetuar në një nivel mesatar.
 
Si ishte terreni për një sipërmarrje të tillë në Tiranë pasi u kthyet nga Hong Kongu?
Kur erdha që andej ekzistonin 2-3 sallone me emër. Por unë depërtova menjëherë në treg dhe me çmime shumë të mira. Pas 2-3 vitesh ky profesion filloi të përhapej si kërpudhat pas shiut. Pothuajse në çdo parukeri gjeje tavolina për kurimin e thonjve. Por, në fakt, nuk donin t’ia dinin fare për cilësinë e punës. Punonin pa cilësi dhe me çmime shumë të lira. Kjo bëri që tregu të binte, sepse mungonte kontrolli i tij. Unë isha e licencuar dhe kisha edhe kasë fiskale vetëm për një biznes thonjsh, ndërsa gjithë këto të tjerat punonin pa asnjë lloj dokumentacioni. Për mua kjo ishte një goditje dhe më dëmtoi, por mbijetova për 8 vjet. Pastaj çmimet t’i dikton tregu, pavarësisht cilësisë së punës dhe të produkteve që përdor. Kështu që isha e detyruar t’i përshtatesha këtyre çmimeve që të mbijetoja.
 
Një profesioniste e tillë, çfarë duhet të ketë përveç syrit artistik për dizenjimin e thonjve?
Unë them që dashuria e madhe për profesionin është rezultati më i mirë për gjithçka, jo vetëm për këtë lloj profesioni, por për çdo lloj pune. Kur punoja si menaxhere stomatologjike të gjithë e dinin që kisha studiuar për stomatologji, sepse për aq vite sa punova në këtë profesion unë kam lexuar shumë rreth medikamenteve që unë do të reklamoja. Parimi im është që kur marr përsipër një punë e bëj siç duhet ose përndryshe nuk e bëj fare. Pra, atë që e bëj, e bëj me shpirt, me dashuri. Dhe kjo ka rezultat për çdo profesion.
 
Kur të shkoni në Amerikë, me cilin nga profesionet tuaja  do të vijoni të punoni atje?
Me thonjtë, sigurisht, sepse të orienton edhe mosha edhe shumë gjëra të tjera. E dua këtë profesion dhe jam e kënaqur me të.
 
Diploma që keni marrë në Hong Kong a njihet në Amerikë?
Po, njihet në të gjithë botën sepse ajo ishte shkollë ndërkombëtare. Dhe ky është një favor për mua.
 
 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut