Modelja bukuroshe pas martesës së bujshme me amerikanin Todd Christopher ka provuar ndjesinë e të qenit nënë duke sjellë në jetë një djalë.
Emri i vogëlushit është Aiden, kuptimi i të cilit do të thotë “i lindur nga zjarri”.
Valbona është shpallur Mis Fotozhenia e parë në Shqipëri dhe ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme jashtë vendit duke u shfaqur në kopertinat e revistave më të njohura e në pasarelat e ndryshme të modës.
Karriera e saj ka nisur në Itali, më pas në Greqi për tu zhvendosur pastaj në Amerikë.
(b.t/shqiptarja.com)