Valbona, infermierja shqiptare në Itali në shërbim të pacienëve tek Trauma

Valbona, infermierja shqiptare në Itali në shërbim të pacienëve tek Trauma

Foto nga Valbona

Mjekët dhe infermierë janë në krye të detyrës në këtë kohë të vështirë prej përhapjes së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sjellë në vëmendje historinë e Valbona Krasniqit, një infermiere e dedikuar që i është bashkuar vullnetarisht stafit të urgjencës së spitalit të Traumës.

Valbona punon në Bari të Italisë si infermiere, por mbyllja e kufijve solli që të mos kthehej në Itali dhe të ishte në shërbim të popullit të saj në frontin e parë të luftës.

"Kjo është historia e Valbona Krasniqit, një infermiere e dedikuar që i është bashkuar vullnetarisht stafit të urgjencës së spitalit të Traumës.
Valbona punon si infermiere në Bari të Italisë, por mbyllja e kufijve e ka gjetur Valbonën në Tiranë. Pa u menduar dy herë, ajo është paraqitur në shërbimin e Traumës, ku sot përballohen të gjitha urgjencat kirurgjikale për të dhënë kontributin e saj si vullnetare, krah stafit të dedikuar të spitalit universitar të Traumës"
, ka shkruar Manastirliu bashkangjitur fotos së saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë