Valbona Selimllari flet për punën e re:
Si është të punosh me Erjon Veliajn

Valbona Selimllari flet për punën e re:<br />Si është të punosh me Erjon Veliajn
Prej më shumë  se një muaji, ish Miss-i shqiptar, Valbona Selimllari, ka nisur një punë të re pranë Bashkisë së Tiranës.
 
Valbona ka zbuluar që propozimi i  ka ardhur fillimisht nga një mikeshë e saj e më pas edhe nga Erion Veliaj dhe kur mësoi se pjesë e kësaj pune të re do të ishin ҫështjet sociale, njerëzit në nevojë, fëmijët dhe ҫdo problematikë që ka të bëjë me ta, ish-Missi nuk i ka thënë dot jo.
 
E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Valbona ndau me publikun ndjesitë e para që i nga puna e re pranë bashkisë.
 
E pyetur si është ndier në vizitat e para pranë njerëzve në nevojë, Valbona tregon e emocionuar se ka mbetur e suprizuar nga fëmijët.
 
" Unë nuk e dija, por një pjesë e fëmijëve që kemi vizituar merreshin nga rruga dhe aty u shpjegoheshin pse nuk duhet të rrinë në rrugë", tha ajo.
 
Gjithashtu Valbona ka zbuluar gjatë intervistës së saj, se u ka vendosur disa "kushte" fëmijëve me të cilët ajo punon dhe zotohet se nësë fëmijët i plotësojnë ato kushte edhe ajo do ta mbajë premtimin që u ka dhënë.
 
Unë u kam dhënë edhe detyra atyre fëmijëve. Pasi mbaruan koncertet, u thashë se do të bëjmë një gjë. Nëse ju silleni mirë, në fund të këtij muaji, ne do këndojmë bashkë. Unë do bëj një këngë shumë të bukur për ju dhe pas kësaj, do të bëhet nami.  Ishte një projekt joreal, por që mund të bëhet i tillë. Ishte diҫka që më lindi nga shpirti dhe do ta mbaj fjalën”, tregon ajo.
 
Po si është të punosh me Erion Veliajn?
 
Valbona tregon se me Erionin njihen prej vitesh dhe se nëse propozimi për të qenë pjesë e bashkisë nuk do t'i kishte ardhur edhe nga ai, ajo nuk do të kishte pranuar.
 
"Unë Erionin e njoh shumë, shumë herët. Nëse propozimi për të qenë pjesë e bashkisë, nuk do të vinte edhe nga ai, unë nuk do të isha në këtë pozicion. Është një djalë me ambicie, është punëtor, nuk e imagjinoni dot se ҫfarë është ai", tha bukuroshja.
 
“Mua më vjen shumë mirë që pas kaq vitesh, edhe në bashki kam gjetur atë Erionin që njoh unë. Ne, personazhet e ekranit, duhet ta pranojmë një gjë: nuk na duan të gjithë. Ka edhe nga ata që më thonë 'tani që ke filluar këtë', mendojnë se po merrem me politikë. Unë nuk kam asnjë qasje politike. Jam njeri që vlerësoj atë që bëhet”, shtoi ajo.
 
E pyetur nëse mund ta përballojë si kohë fizike punën e re, Valbona shprehet se, përveҫ faktit që i fal shumë kënaqësi, është një punë që mund ta përballojë pasi funksionon me projekte.
Ajo gjithashtu shprehet se ky do të jetë një rast shumë i mirë edhe për tre fëmijët e saj, të cilët ajo shpesh herë do ti marrë me vete, në mënyrë që të prekin atë realitet, ku mund të bëhen pjesë e aktiviteteve me fëmijët ku do të jetë edhe nëna e tyre.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje