Valbona Selimllari gatuan me znj.Tefta në A1 Report

Në kuzhinën e Rreze Dielli, është bërë traditë tashmë që së bashku me znj. Tefta dhe moderatoren, Anjeza Maja, të gatuajë edhe një personazh i njohur publik. Këtë të premte ka qenë e pranishme një nga personazhet më të dashur, Miss-i parë shqiptar, Valbona Selimllari.

“Bobi” është cilësuar gjithnjë si nga miss-et më të bukura shqiptare dhe e tillë është shfaqur edhe me përparësen e një amvise të mirë. Së bashku me znj. Tefta bukuroshja Selimllari ka gatuar rizoto me perime.



Ajo është shprehur se kuzhinën e ka pasion dhe shpesh krijon gatime, sipas mënyrës së saj. “Nuk preferoj të hap librat e kuzhinës dhe shpesh i krijoj vet recetat e gatimit”, ka thënë Valbona Selimllari.



Ndonëse nuk ka kohë të gatuajë përditë për shkak të angazhimeve të shumta, Valbona Selimllari ka pohuar se ajo gatuan me shumë dëshirë për miqtë dhe familjarët e saj. “në ditët e përditshme unë nuk gatuaj shpesh dhe gatimin ia besoj nënës sime, por më pëlqen të gatuajë darkave për miqtë e mi, madje diçka shumë speciale”, është shprehur Selimllari.



Su/ Shqiptarja.com

2/3
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë