Valbonë, Beqaj: Fluks pacientësh
edhe në QSH-të e zonave malore

Valbonë, Beqaj: Fluks pacientësh<br />edhe në QSH-të e zonave malore
Fluksi i pacientëve që i janë drejtuar Qendrave Shëndetësore të ngritura posaçërisht në zonat turistike nuk ka qenë vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të kryer në Qendrën Shëndetësore të Valbonës.

Kreu i shëndetësisë ka pohuar se ndihma mjekësore e ofruar në kohë reale për pushuesit e huaj dhe ata vendas ka qenë e menjëhershme dhe profesionale. “Diçka më shumë se në 8 javë në këtë Qendër Shëndetësore kanë marrë shërbim shëndetësor 1275 persona, çka do të thotë se mysafirët që po i bashkohen çdo vit e më tepër Valbonës, po shijojnë bukuritë që Zoti i ka falur kësaj zone, por edhe falë investimeve të bëra në infrastrukturë, kjo zonë sot është shumë më tepër e vizitueshme,” tha Beqaj.

Ndërkohë, kreu i shëndetësisë shprehu besimin se edhe strukturat e ngritura posaçërisht nga ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor për pushuesit kanë kontribuuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke theksuar se “mysafirë të ndryshëm, vizitorët, turistët e huaj dhe shqiptarë, kanë mundur të marrin një shërbim shëndetësor të shpejtë, të kualifikuar në mënyrë që të vazhdojnë pushimet e tyre pa krijuar pasoja per shëndetin.”
Raportohet se rreth 18% e vizitave të realizuara deri më sot që nga koha e fillimit të punës së kësaj qendreje shëndetësore në 15 qershor, janë pushues të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë pikën turistike malore të Valbonës.

Mjekët e kësaj qendreje shëndetësore kanë pohuar se problematikat më të shpeshta të hasura tek pacentët kanë qenë për shkak të ndryshimit të kushteve klimaterike.

“Rastet kanë qenë të shumta, hipertensioni kryesisht tek moshat e rritura, kurse tek mosha pediatrike, predominojnë virozat, ftohjet, bronkopneumonitë, të cilat janë si shkak i ndryshimit të klimës. Përveç këtyre, raste të shpeshta janë edhe gastroenteritet, reaksionet alergjike nga ushqimi apo pickimi i insekteve,” ka pohuar Omela Matoshi, mjeke e kësaj qendre.

 Drejtori i DSHP-së Tropojë, Avni Boshnjaku, ka pohuar se në këtë qendër ofrohet shërbim shëndetësor edhe gjatë periudhës së dimrit.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj