Kampioni i dyfishtë botëror i thaiboksit, Valdet Gashi me qëndrim në Zvicër po del se është rekrutuar në radhët e ISIS, ushtrisë terroriste të shtetit islam në Siri.
Kështu bën të ditur srf.ch duke prezantuar emisionin e sotëm “Rundschau” të këtij televizioni, ku do të bëhet fjalë për Gashin dhe të rinjtë tjerë nga Zvicra të përfshirë në IS.
Sipas Rundschau, të gjithë xhihadistët e njohur nga Winterthuri para se të shkonin në Siri janë ushtruar te Valdeti, në “Qendrën Islamike Sporteve Luftarake” MMA-Suna.
Siç është shkruar shumë në mediat zvicerane, nga viti i kaluar dhe deri tani, nga qyteti i Winterthurit për të luftuar në Siri kanë shkruar një numër i konsiderueshëm të rinjsh, me prejardhje shqiptare, kurde etj. Por, në mesin e tyre është edhe një zviceran i konvertuar në islam, Christian, i njohur si Sandro.
Në facebook, Valdet Gashi ka shprehur ngushëllime për “shokun kurd”, të riun nga Winterthuri, Hajan, i cili kishte rënë në luftime. Me këtë rast ai shpreh dëshirën që me të të bashkohet në “Qiellin e shtatë” (Jannh-al-firdaus). Dhe, në fakt, nga janari i këtij viti Valdet Gashi i është bashkuar organizatës terroriste islamike.
Për disa muaj e ka mbajtur sekret vendqëndrimin e tij ndërsa familja e tij që jeton në Singen (Gjermani) besonte se ai gjendet në Tajlandë. Por, ka qenë emisioni “Rundschau” i televizionit zviceran që e ka kontaktuar atë në Siri.
Në një bisedë telefonike, Gashi ka pranuar se është mishëruar me ideologjinë e ISIS. Natyrisht do të dëshironte të ishte me fëmijët (është baba i dy vajzave) dhe t`i mbante në krahë, por “Nëse vdes duke e bërë një të mirë, unë do të jem natyrisht i lumtur me këtë”-ka thënë ai.
Angazhimi i tij konkret në Siri është patrullimi përgjatë Eufratit ku gjurmon trafikantët dhe spiunët. Vendqëndrimi i tij është qyteti Membij, ku është takuar edhe me zviceranin Christian, i cili është bërë i njohur me xhirimin duke i prerë kokën një kundërshtari.
Familja e Valdetit, thotë se është kundër ideologjisë që ka zgjedhur i biri. Por, nëse ai e ndryshon mendjen dhe vjen këtu, gjithmonë e ka një vend në gjirin e familjes.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com