Valdrin Pjetri: E pres një shtrengim duarsh nga Voltana Ademi...nuk besoj se nuk do ta lirojë zyrën (VIDEO)

Valdrin Pjetri e pret një shtrëngim duarsh me Voltana Ademin, të zgjedhurën e PD-së në 2015-ën që tashmë do t'i dorëzojë detyrën kryebashkiakut të ri të Shkodrës, më 13 gusht. Por edhe nësë ky gjest nuk ndodh, duke marrë parasysh kundërshtimin që i ka bërë Ademi procesit zgjedhor të 30 qershorit, kjo nuk do ta pengojë Pjetrin të nisë detyrën e tij.

"Unë pres nga ana qytetare një shtrëngim dore nga zonja Ademi, gjithsesi kjo nuk na pengon të ecim para dhe të marrim bashkinë e Shkodrës", u shpreh Valdrin Pjetri në një konferencë me gazetarët në Shkodër.

Ai thotë se ndihet i kënaqur me rezultatin e marrë në këto zgjedhje.

"Unë kam marrë 10.2% të votuesve të Bashkisë Shkodër. Në demokraci nuk ka një dysheme për votat që duhet të marrë kandidati për të drejtuar bashkinë. Jam fitues moral dhe jo vetëm, jam shumë i kënaqur. Nga 28 mijë që ka marrë kandidati në 2015-ën, kishte edhe koalicionin brenda, unë jam shumë komod me këto vota që kemi marrë", tha Pjetri, i zgjedhur nga Partia Socialiste.

Nëse në Gjykatën Kushtetuese shkon ankimim, dhe në momentin që ajo do të ngrihet nuk do t'i njohë zgjedhjet, Valdrin Pjetri thotë se është i gatshëm t'i nënshtrohet çdo vendimi, por deri atëherë ai premton se do të punojë për të ndryshuar Shkodrën.

"Mbi këtë projeksion do të organizoj edhe punën, nëse në tetor nëntor do të kemi ndrysim edhe bashkia e Shkodrës do t'i nënshtrohet ndryshimeve dhe fakteve të reja që do të kemi", shton ai.

I pyetur nga gazetarët nëse do të përdorë policinë nëse kryebashkiakja në ikje Ademi nuk liron zyrën, Pjetri u përgjigj: Ç'punë kam unë me policinë është vendim gjykate, ka përmbarues

Thotë se e ka dashur gjithmonë një kandidat përballë në garën elektorale të 30 qershorit, në mënyrë që "të luftonte projekti me projektin", siç Pjetri shprehet.

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës i zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit, thotë se do të jetë kryetar bashkie i çdo banori. Ai thotë se nuk do të cënojë as punonjësit e administratës së bashkisë, kur u shpreh se do të mbajë në punë të gjithë njerëzit profesionistë.

"Në bashkinë e Shkodrës ka njerëz teknikë, ne besojmë tek njerëzit profesionistë, do shikohet meritokracia edhe në stafin drejtues. Nuk e quaj hyrje me fshesë, nëse do largohet nga puna dikush që nuk ka përputhje me punën që bën nuk është fshesa e Valdrinit kjo. Fshesën do e lej në shtëpi. Duhet të ulem të shoh strukturën, se ndoshta struktura është edhe e fryrë, ato pjesë të financës mund të përdoren për një kopsht, një çerdhe", - u shpreh Pjetri përballë gazetarëve.

Referuar kërcënimeve të disa kryebashkiakëve të PD-së të cilët janë shprehur se nuk do t'i lirojnë zyrat për t'i lënë detyrën kryebashkiakëve të rinj, Valdrin Pjetri tha se është i prirur të mos e besojë se kjo do të ndodhë.

"Nuk jam i pritur ta besoj se si një qytetar i bashkisë së Shkodrës që ka mbajtur funksione të larta, mund të mos ekzektuojë një vendim gjykate. jam i pritur të mos e besoj. Të presim datën 13 në mëngjes, dhe prap do të jemi bashkë", theksoi ai.

Pjetri risolli në vëmendje një shprehje të kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës së fushatës elektorale, për të treguar se si Shkodra me mbështetjen e duhur financiare do të pësojë transforimim.

"Kryeministri Rama e ka thënë në mes të Shkodrës e ka thënë në mes të Vlorës, Shkodra do të jetë sfida ime personale në 4 vitet e ardhshme, kur më është propozuar kandidatura, i kam thënë Shkodra do mbështetje financiare: Po Valdrin do ta ketë mbështetjen financiare", - tha Pjetri.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetar shkodre: 09/07/2019 20:07

    me vjen keq po ademi sja ka idene se ca ka ba apo ca po ben , ajo eshte nje cope mishi me 2 sy ..shkodra nuk duhej te kishte kshu njerezish qe ta drejtojne .

    Përgjigju
  • Muhamet Hajro: 09/07/2019 16:06

    Ta gezosh detyren z kryetar sepse ti meriton gjithcka dhe Kete e ke treguar kudo ke punuar mbi te gjitha njeri I ndershem dhe shume puntor Suksese

    Përgjigju
  • Lezhjani tjeter: 09/07/2019 14:19

    Volt Ana doren e ka prone personale.Ne do e jep ne se nuk do nuk e jep,por zyren duhet ta leje te pastruar...!

    Përgjigju
  • NENA: 09/07/2019 12:22

    PSE NUK PO TA JEP DOREN MOR TI JE SI VALE-DRINI E AJO SI VALE TRUME QE PUNON VETEM ME TE SHTYME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë