Valencia fiton Kupën e Mbretit, tjetër zhgënjim për Barcelonën. Në Gjermani Bayern s'e diskuton Leipzig

Valencia fiton Kupën e Mbretit, tjetër zhgënjim për Barcelonën. Në Gjermani Bayern s'e diskuton Leipzig

Barcelona ka dështuar të fitojë Kupën e Mbretit duke e mbyllur sezonin vetëm me një trofe, atë të “La Liga-s”. Në finalen e luajtur në “Estadio Benito” të Sevillia-s fituese ishte Valencia, që kundër katalanasve ka zhvilluar një 90 minutësh për të mos u harruar.

Të besuarit e Marcelonho-s gjetën avantazhin që në minutën e 21 falë Kevin Gamerios, që pas një lëvizje të bukur në zonë la të shtangur edhe portierin Cillesen. Barcelona nuk e mer vetën nga kjo goditje dhe pak minuta më vonë Rodrigo dyfishon rezultatin me kokë. Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kampionët e Spanjës futen me marsh tjetër në lojë dhe pas disa tentativave arrijnë të ngushtojnë distancën me Messi-n, që nuk mund të gabonte me portën e boshatisur.

Për gati 20 minuta Barcelona tentoi në të gjitha mënyrat, madje duke rrezikuar shumë edhe portën pasi Valnecia zbriste shpejt në kundërsulm, por në fund katalanasit panë t’ju ikte nga duart një tjetër trofe pas atij të “Champions League”.

Ndërkohë ndryshe nga Barcelona, në Gjermani Bayern-i ka fituar edhe Kupën, duke mos e diskutuar finalen me Leipzig. Në ‘Olimpiastadion’ skuadra e Kovac fitoi pastër 0-3, duke e nisur serinë e golave që në minutën e 29 me Robert Lewandowski-n. Deri te goli i dytë do të kalonin pak minuta, por gjatë kësaj kohe trajneri i Bayern hodhi në fushë Robben e Ribery, dy futbollistë të cilët luajtën minutat e fundit në karrierë me fanellën e kampionëve të Gjermanisë./ Përgatiti Ernest Koçi

Sa për kronikë dy golat e tjerë të Bayern Mynchen u realizuan nga Kingsley Coman dhe Lewandowski sërish.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë