“Kontributi i gruas gazetare në tri kohë dhe problematika në ditët e sotme”, ka qenë tema konferencës që u zhvillua nga Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” me mbështetjen e Fondacionit “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”(Soros). Konferenca u çel nga gazetarja Zenepe Luka.
Ajo u shpreh se ky Fondacion organizon Konferencën mbarëkombëtare të gruas gazetare, “që ndodh për herë të parë në historinë e shtypit shqiptar, jo vetëm për të njohur njura-tjetrën, por për të përcjellë në tri kohë kontributin e gruas dhe vajzës gazetare, që ka bërë emër edhe në shumë shtete të botës”.
Luka theksoi se në historisë së shtypit shqiptar për gjatë një shekulli edhe pse kanë mijëra e mijëra shkrime, për gazetaret nuk është thënë asnjë fjalë. “Është e dhimbshme, që shumë figura grashë gazetare, sikurse janë Marigo Possio, Nexhmie Zaimi, Adile Xhabia, Shpresa Kamani, Ballkiz Halili, dhjetra gazetare të famshme që kanë bërë historinë e RTSH, nuk u njihen kontributet”, tha Luka.
Luka ia dha fjalën zonjës Valentina Leskaj, deputetja kryetare e komisionit parlamentar të medias.
Valentina Leskaj. Tha se “Gazetarja Luka ka ditur gjithmonë që të bëjë edhe lajm, të krijojë mundësira dhe hapsira për debat, për shkak të profesionalizmit të saj, jo vetëm për shkak të energjive pozitive që ka” tha zonja Leskaj duke vlerësuar edhe mbështetjen e gazetares ndaj gruas.
“Gazetaret e terrenit janë gazetaret e vërteta, ato i ccmojmë dhe i vlerësojmë shumë. Është vlerësim i merituar”, tha Leskaj. Në konferencë u mbajtën edhe kumtesat nga Adile Xhabia, “Gazetaria e pasluftës...”; nga Elsa Xhai, “Gruaja gazetare në historinë e RTSH”, etj.
Interes për pjesmarrëset në konferencë, ngjalli diskutimi i gazetares kineze, Uang Lei, që trajtoi “Rolin dhe kontributin për forcimin e miqësisë mes dy popujve, të redaksisë së në gjuhën shqipe tek Radio e Kinës, për gjatë 44 vite ekzistencë të saj”.
Kumtesa të tjera paraqitën Flora Dyrmishi, Kozeta Mamaqi, Raimonda Moisiu, Vitore Leka Stefa, Vllasova Musta, Laura Papraniku nga Maqedonia, Drita Nikoliqi Binaj, ardhur nga Novi Sad i Vojvodinës, gazetarja e Vlorës, Frosina Papa, Hatixhe Nelaj gazetare nga Mali i Zi dhe Desdemona Stefa, etj.
/Shqiptarja.com