Valentina Sula: Stilimi, ëndrra 
 që më dhuroi këtë profesion

Valentina Sula: Stilimi, ëndrra <br /> që më dhuroi këtë profesion
TIRANE- Stilimi është një profesion të cilin mund t’a përvetësosh teknikisht në shkollë, por sukesesi është i garantuar vetëm në rastet kur dashuria për këtë punë është përpara çdo kualifikimi profesional. Këtë pohon edhe stilistja e mirënjohur Valentina Sula, e cila shprehet se për të kombinimi i veshjeve, ngjyrave dhe gjithçka në lidhje me fushën ka qenë ëndërr fëmijërie.

Pikërisht dëshira për t’i dhënë jetë kësaj ëndrre e ka shtyrë Valentinën të ndjekë studimet në shkollën “Sipam AB” për stilim veshjesh, ku pohon se ka mësuar teknika profesionale, të cilat i kanë shërbyer shumë në rrugëtimin e saj në fushën e modës.

Tregun shqiptar e sheh jo fort komod, sepse sipas saj është një treg i vogël, ka shumë konkurentë, por pavarsisht kësaj është e bindur se dashuria për punën, këmbëngulja, vullneti të kombinuara me përvetësimin e teknikave të profesionistëve të stilimit, triumfojnë ndaj çdo vështirësie. Madje, nëse të gjithë këta komponentë ecin paralelisht, për Valentinën nuk ka asnjë disavantazh apo pikë të dobët që mund të merret në konsideratë. Në perspektivën e stilistes mbetet të ketë një atelie të sajën, ku të vazhdojë t’i japë jetë talentit dhe ëndrrës së saj.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015