Ashtu si të gjithë edhe deputetët kanë marrë pushimet e tyre, meqënese Parlamenti i ka mbyllur dyert edhe për këtë sesion parlamentar. Ndaj dhe deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, nuk ka preferuar të pushojë jashtë shtetit, por ka zgjedhur bregdetin e jugut për ti kaluar këto ditë nxehta vere.

Ajo është fotografuar teksa pushon me disa miq të saj të afërt, në detin e kristaltë të Jonit. E veshur me një palë rrobabanjo gri trup dhe me syze të errëta, deputetja duket në formë të mirë fizike edhe pse vitet nuk qëndrojnë në vend.

Deputeten e shohim të qëndrojë edhe në shazllonat e plazhit, por edhe në breg të detit duke biseduar me një nga mikeshat e saj, duke marr njëkohësisht edhe rreze dielli.

Su/ Shqiptarja.com