/ATSH-AFP/ - Kryeministri francez, Manuel Valls u shpreh sot se Banka Qendrore Evropiane (BCE) nuk mund t'ua hiqte grekëve bukën nga goja.

"Banka Qendrore Evropiane është e pavarur, por mendoj se ajo nuk mund t'ua presë ushqimet grekëve. Populli grek po vuan", deklaroi Valls."Të mos ia shtojmë edhe këtë popullit grek. Nëse duhet të ndodhë, dhe për këtë BCE do të mbajë përgjegjësi në mënyrë të pavarur, një ndihmë financiare në ditët e ardhshme, është pa dyshim e nevojshme", tha kryeministri francez gjatë një emisioni politik në rrjetet informative të Europe 1, iTELE, dhe Le Monde.Eurogrupi njoftoi dje se do të ndërpriste më 30 qershor ndihmën financiare ndaj Greqisë, në ndërkohë që qytetarët e vendit ballkanik u janë drejtuar bankomatëve për tërheqjen në masë të kursimeve të tyre./