Futbollisti me origjinë shqiptare, por i natyralizuar si zvicerian Valon Berhami ka qenë pre e një grabitje në qytetin e Napolit.

Gjatë lëvizjes më makinë në orët e mesnatës, Berhami është ndaluar nga dy persona, të cilët po lëvizin me motor.

Futbollisti i Napolit është urdhëruar nga dy grabitësit e armatosur që të ndalojë makinën.

Më pas i kanë vjedhur një orë të çmuar dhe janë larguar me shpejtësi.

Ndërsa Berhami është drejtuar për në stacionin e policisë duke denoncuar ngjarjen.

Qyteti i Napolit është mjaft i njohur për grabitjet mafioze.

(d.b/shqiptarja.com)