Shqipëria do të luajë të premten jo vetëm përballë Norvegjisë, por edhe përballë një shqiptari që luan me nordikët. Valon Berisha nga Kosova është një futbollist me origjinë kosovare, familja e të cilit është larguar prej shumë vitesh nga Kosova, kur po kalonte një nga momentet më të vështirë në histori duke u zhvendosur në Norvegji.
Valoni u inpenjua maksimalisht me ekipet moshave në këtë shtet duke fituar edhe simpatinë e Federatës së Futbollit të Norvegjisë, e cila nuk nguroi që ta ftonte në ekipin përfaqësues. Duke parë që Kosova nuk kishte fituar të drejtën për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, por edhe mos interesimit maksimal nga Federata jonë, Berisha vendosi që të pranonte ftesën. Por cfarë mendon ai për Shqipërinë dhe ndeshjen të premten? ‘Do të jetë një përballje sa normale aq edhe e vecantë, pasi do të luaj përballë kombit tim dhe disa futbollistëve me origjiën nga Kosova, që është vendlindja ime.
E njoh Lorik Canën, Bogdanin apo edhe Etrit Berishën që luan në Norvegji dhe mendoj që kanë një ekip simpatik. Megjithatë unë jam një futbollit profesionist dhe kur futesh në fushë për 90’ minuta harron gjithcka duke menduar vetëm fitoren, pavarësisht se respektoj origjinën time. Ndeshja do të jetë shumë e fortë dhe përcaktuese për të ardhmen e të dy ekipeve për rrugën në finalet e kampionatit botëror, pasi nëse nuk fitojmë rrezikojmë pjesëmarrjen, prandaj nuk duhet që të gabojmë” përfundon Berisha.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com