'Valsi' i sulmuesve kuqezi, Broja huazohet tek Everton! Bajrami firmos me gjigandët skocezë ‘Rangers’! Seferi tek Bodrumspor, Stiven Shpendi tek Carrarese

Merr fund telenovela Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares është huazuar nga Chelsea tek Everton dhe deri në fund të sezonit të ardhshëm do të luajë po në Premier League tek klubi nga Liverpool. Everton ka “djegur” konkurrencën e Ipswich Town në minutat e fundit të merkatos dhe ka zyrtarizuar afrimin e sulmueist kuqezi. Mediat bëjnë me dije se Chelsea e ka huazuar Brojën por Everton ka opsion që mund ta blejë përfundimisht për 30 mln paund.

Ndërkaq gjigandët skocezë të Glasgow Rangers kanë zyrtarizuar afrimin e Nedim Bajramit që ka nënshkruar një kontratë afatgjatë. 25-vjeçari shqiptar autori i golit më të shpejtë në kampionatet Evropianë largohet nga Sassuolo dhe do të nisë aventurën në Skoci për të cilën vetë thotë se është shumë entuziast. Mesfushori shqiptar mezi pret të nisë nga puna dhe sqaron se kjo ishte lëvizja e duhur për vijimin e karrierës së tij.

Skuadër ka ndryshuar edhe sulmuesi tjetër Taulant Seferi që për tre vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Bodrumspor në Superligën turke. Valsi i sulmuesve kuqezi në ditën e fundit të merkatos mbyllet me huazimin e Stiven Shpendit për një vit nga Empoli tek Carrarese në Serinë B aty ku luan edhe vëllai i tij binjak Cristiani me Cesenën.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuuu: 31/08/2024 09:52

    Po kete pelen tone sikur e kerkonte dhe reali, barcelona, man city. Po ky eshte lojtar per kategorine e dyte

    Përgjigju
    • Eoo: 31/08/2024 12:03

      Sipas teje Broja qe kushton 30 mlion qenka per kategorin e 2 hajde mjeshter qe qenke.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?