Valter Gjoni: Familja mbretërore
kërkon projektin e Qemal Butkës

Valter Gjoni: Familja mbretërore<br />kërkon projektin e Qemal Butkës
Zoti Valter Gjoni, (foto) si është e vërteta e prishjes së Mauzoleut. Pas zhdukjes së tij është folur shumë dhe historitë nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Një variant është që u godit nga partizanët më 17 nëntor 1944 me artileri?
- Nuk është shpërthyer me artileri nga partizanët siç flitet. Ka qenë dhjetori i vitit 1944, kur në një manifestim publik u hodh ideja e çmontimit të Mauzoleumit të Nënës Mbretëreshë. Pushteti popullor i kohës aktivizoi një grup teknikësh italianë, të mbetur nga lufta si robër e të aktivizuar nga pushteti vendor i kohës. Ata realizuan çmontimin me blloqe të kubesë së Mauzoleumit, duke mos e prekur Varrin. Pati shumë spekulime mbi këtë ngjarje. Disa thoshin se "partizanët e goditën Mauzoleun me artileri, etj.

Pra rrëzimi me artileri ka qenë një mit i ngritur nga komunizmi?

-Komunizmi në fakt edhe pse varri mbeti I paprekur e la në atë gjendje. Nuk u pastrua asnjëherë. Gërmadhat e shembura gjatë çmontimit mbetën aty si përkujtimore e një regjimi të përmbysur edhe pse aty preheshin eshtrat e një gruaje. Por edhe më pas edhe pse flitej shumë për rrivarrimet e familjes mbretërore për t'i risjellë në gjendje normale nuk u ndryshua ndonjë gjë e madhe.

Tani që u vendos nga qeveria a do të mund të rindërtohet apo ka ende pengesa. Ku dhe si do të ringrihet ky Mauzeolum?

-Unë nuk mund të di më shumë gjëra se ato që janë thënë zyrtarisht. Do të ngrihet aty ku ka qenë te kodrat, pranë Pallatit të Brigadave. Vendi është në pronësi të Familjes Mbretërore. Vetë Familja Mbretërore ka qenë e interesuar dhe më ka pyetur se ku mund të gjejnë më shumë të dhëna për projektin e parë të arkitektit Qemal Butka. Unë jam interesuar vetë për këtë dhe u kam thënë se ky projekt me të gjitha hollësitë gjendet në Muzeun e Ministrisë së Ndërtimit.

A do të ngrihet Mauzoleumi sipas projektit original të Qemal Butkës?
- Arkitekti Qemal Butka ishte në atë kohë edhe Kryetar i Bashkisë dhe mori përsipër të bënte projektin e Mauzoleumit, ku në atë kohë ky monumenti ishte menduar vetëm për Nënën Mbretëreshë. Tiranasit e quajtën vendin ku u varros ajo Kodra e Naltësisë së Saj. Nëna Mbretëreshë vdiq në vitin 1934. Arkitekti Qemal Butka bëri projektin e Mauzoleumit, i cili u ngrit në vitin 1935 pranë Pallatit të Brigadave. Atje janë eshtrat e saj. A do të ngrihet sipas projektit të Qemal Butkës, thoni ju. Nuk e di. S'e besoj. Do të mbështeten pjesërisht, por duhet ta keni të qartë se tani aty do të vendoset e gjithë Familja Mbretërore: Nëna Mbretëreshë, Mbreti Zog, Mbretëresha Geraldinë, motrat, etj. Do shihet kapaciteti. Di që Mauzoleumi do të ngrihet në atë vend dhe mendoj se do të ngrihet si një memorial për të gjithë Familjen Mbretërore.
(Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com, 30. 08. 2012)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë