Halit Valteri tregon në 'Repolitix': Videon nga atentati ndaj Ndojës ma vuri në dispozicion babai i Andi Malokut

Deputeti i Parlamentit, Halit Valteri në studion e emisionit 'Repolitix' ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin, si mbërriti në dorën e tij videoja që ai publikoi në parlament, që sipas tij duken qartë dy personat e akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës.

Valteri tha se videoja iu vu në dispozicion nga Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë në këtë atentat.  Deputeti tregon se kontaktin me babanin e Andi Malokut e pati në një lokal, ku siç tha ai nuk e njihte më parë. 

Deputeti u shpreh se edhe tabletin me të cilin e prezantoi videon ishte e Genci Malokut. 

"Para një muaji në zonën ku unë banoj është një lokal ku unë ri me personat që bashkëpunoj në zonën e ish-parkut të autobusëve. Vjen një person dhe më thotë: Deputet si je? Mendova mos ishte ndonjë person që ndjek fjalimet. Më thotë: Unë jam Genci Maloku. Tha kam një hall të madh dhe tha vetëm ju mund të më ndihmoni që drejtësia të shkojë në vend. "Mua më është vrarë djali në një atentat". Dëgjova një baba që çdo gjë që nxirrte nga goja e nxirrte me mllef ndaj sistemit të drejtësisë dhe policisë së shtetit. Unë kam prova që Policia e Shtetit nuk ka bërë detyrën. Më thotë që kam siguruar një video ku shihen personat që akuzohen se kanë kryer atentatin ndaj Prokurorit, Aleksander Lahos dhe djalit tim. Menjëherë unë kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshëm. Videon nuk ma dha menjëherë sepse dhe ai nuk kishte besim. Ai më tha që dua të ngresh zërin për këtë shqetësim. Unë i jam përgjigjur: Që çdo qytetar i Tiranës që beson se nuk kam frikë të përballem dhe që beson se unë mund ti jap zgjidhje, i kam thënë që të jap fjalën e burrit që do t'i shkoj deri në fund shqetësimit tënd. Ajo që ndodhi sot është biseda dhe ndihma që i kam dhënë një personi që më ka kërkuar ndihmë.  Në atë video supozohet që janë dy persona që janë të lidhur drejtpërdrejt me atentatin në 1 nëntor. Unë e kam pyetur zotërinë që këto prova a i ka policia dhe prokuroria? Unë nuk e kam shfaqur në media videon përsa kohë ajo nuk më përket mua. Aparati është i babait të viktimës. Unë jam një person politik, i cili me fjalën time të lirë, në një vit ekzistencë në parlament i kam rënë policia, ministrave për tendera, pra nuk kam bërë memecin në atë parlament", tha Valteri.  

Valteri tha se deri tani nuk është njoftuar nga SPAK për të dëshmuar në lidhje me videon që ai publikoi në parlament. Ai bëri të ditur se videon nuk e ka më, pasi ia ka dorëzuar sërish Genci Malokut.

"Unë nuk jam ftuar nga SPAK, nëse më thërrasin nesër unë i dorëzohem çdo institucioni. Unë jam i gatshëm të shkoj në SPAK, në prokurori, kudo nëse dëshmia ime përbën provë bashkë me zotërinë që më ka dhënë këtë provë.  Aktualisht këtë provë e ka babai. Por i kam thënë nëse na thërrët dikush do vish që të shkojmë", u shpreh Valteri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Valteri: SPAK nuk më ka thirrur për videon ndaj Ndojës, gazetari Rusta: Nesër në orën 11:00 atje

Pavarësisht se deputeti Halit Valteri tha se nuk është thirrur nga SPAK për videon që publikoi në Parlament për atentatin ndaj Arben Ndojës, gazetari Arsen Rusta i bëri të qartë deputetit se SPAK ka marrë një vendim dhe nesër në orën 11:00 do të duhet të paraqitet për video.

"Ditën e nesërme në orën 11:00 ligjërisht  është i detyruar të shkojë. SPAK ka marrë një vendim me anë një flet-thirrje që Halit Valteri të jetë nesër në orën 11:00. Thirrja është vetëm për deputetin, për babain jo. Duhet të shkojë nesër dhe nëse e ka këtë provë ta vërë në dispozicion nëse nuk e ka të japë komentin për pyetjet që do ti bëjnë", tha gazetari Rusta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomi: 19/06/2020 10:52

    Çësht ky tule me dy sy me atributet e deputetit që me memorje të çalët mundohet të na servir paçavuren e rrallës. Pastaj pse je në kaq siklet kur thua që nuk jam un vrasësi apo jo erdhi dikush dhe kishte një hall të madh etj etj. Po mir mo çfar je ti deputet apo je i plotfuqishmi zonës apo tu duk vetja si komisar KOLOMBO apo SHERLOCK HOLMES??? Zotëri të ishte prapanica juaj e pastër i dreejtohesh menjëher organeve kompetenteve dhe jo duke dal në parlament për të bër politik apo studio televizive dhe kërkon të bësh shantazh ndaj KM . Turp të kesh merresh me llafe tamam si ata që merren me thashetheme jo por dëgjova çfar tha filani dhe nuk po e them unë. Kjo tregon nivelin tuaj të ulët arsimtar dhe natyrisht edhe akulimi i fjalës lë shum për të dëshiruar. Tamam muhabet tavoline por thjesht na jan transferuar këto muhabete në studio televizive. Oh Zot!!!!

    Përgjigju
    • O tomi: 19/06/2020 13:35

      Mir ky po ti me kete shantazhin e km ky thot ja ujku ju ku jan gjurmet tani na doli qe kj obehet per shantazh ca shantazh leshi ikor meruni me keta ska me jete tek ky vend oker po shkateroojn kushedi sa familje keta bastard me ndimen e shtetit se vetem ska shanc kshu qe rini urt me keto budallaleqe komente se si ha njeri

  • Populli thjeshte: 19/06/2020 00:07

    SPAK te mos merret fare me deputetin, po do te disponoje videon tja kerkoj babait te viktimes e me pas hallkat e drejtesise te bejne punen qe duhet te benin po te kishte drejtesi. Tek ne mbizoteron PADREJTESIA.Deri dje isha kunder krimit , kunder hakmarrjes por ne nje sistem ku vrasesi I femijes del kapardisur e tallet me eshtrat e femijes tend vallaj jam jo per tomson e kallash por per C4.

    Përgjigju
  • meleqja: 18/06/2020 23:57

    HALIT DJALI JE NJE DEPUTET I PASTER,,,BRAVO TE QOFTE,,,E NDERON ATE PARLAMENT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali

Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali