Valuta/ Dollari fiton terren,
euro në minimum që nga 2010
Monedha vendase ka shënuar një tjetër mbiçmim dje ndaj euros, ndërsa është zhvlerësuar ndaj dollarit.
Monedha vendase ka shënuar një tjetër mbiçmim dje ndaj euros, ndërsa është zhvlerësuar ndaj dollarit.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 135.49 lekë, duke rënë me 0.09 lekë në raport me një ditë më parë.
Ky është jo vetëm një rekord i ri minimal i këtij viti, por edhe niveli më i ulët që nga gushti 2010, kur monedha e përbashkët këmbehej me 135.32 lekë.
Në të kundërt, dollari ka fituar pikë, duke u këmbyer me 129.16 lekë, me një rritje të fortë prej 1.67 lekësh në raport me ditën e mëparshme.
Lëvizjet në tregun ndërkombëtar janë faktori kryesor që ka ndikuar në këtë tendencë.
Pas vendimit të Rezervës Federale për rritjen e interesave në mbledhjen e fundit dhe sinjaleve për një ritëm më të shpejtë rritjeje në 2017-n, dollari kërceu në nivelin më të lartë kundrejt euros në një dekadë.
Euro ra me 1% në $1.0408, niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2003. Në forcimin e dollarit ka ndikuar diferenca mes normave referencë të interesit në botën e zhvilluar në favor të monedhës rezervë globale.
Në Shqipëri, euro ka qenë e dobët prej disa muajsh edhe për faktorë të brendshëm, ku më kryesorja është oferta e lartë e monedhës së përbashkët.
Përgjithësisht edhe në periudhën nga 14-20 të çdo muaji ka një rritje të ofertës në euro, teksa kompanitë e mëdha, ku një rol kryesor po luan gazsjellësi TAP, po këmbejnë valutën për të paguar TVSH-në dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore.
Aktorët e tregut presin që euro të jetë e dobët deri në fund të vitit, teksa pas datës 20 pritet të shtohen prurjet e valutës nga emigrantët që vijnë për festat e fundvitit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47