Valuta, nis "epoka" e Dollarit
forcohet ndaj euros dhe lekut

TIRANE- Monedha amerikane ka nisur një javë të mbarë në tregun e këmbimit valutor, duke shënuar një forcim të menjëhershëm kundrejt lekut dhe euros. Vlerësimi i dollarit vjen si pasojë e rritjes së tij në bursat ndërkombëtare kundrejt monedhës europiane.

Sipas Bankës së Shqipërisë, 1 dollar është këmbyer sot me 113.2 lekë, 1.03 lekë më shumë se e premtja e javës së kaluar.
Ekspertët thonë se ky vlerësim nuk është ndonjë surprizë, sepse ky vit është përcaktuar tashmë se do të jetë "viti i dollarit" dhe do të sjellë në treg kuota të larta për monedhën amerikane. Ndërkohë, euro ka pësuar një zhvlerësim gjatë ditës së sotme, kryesisht si rrjedhojë e dobësimit kundrejt dollarit.

Edhë në ditët në vazhdim pritet të ketë një dobësim të monedhës europiane, si pasojë e luhatjve në tregjet e huaja, por situata mund të ndryshojë nëse do të ketë ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë.

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollari Amerikan USD 113.20 +1.03
EURO EUR 137.21 -0.32
Poundi Britanik GBP 175.78 -0.48
Franga Zviceriane CHF 114.22 -0.28
(sg/atsh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet