Valutat e huaja humbasin përsëri terren, Leku ruan ‘kështjellën’ në kursin e këmbimit! Vetëm Franga zvicerane dhe Jeni fitojnë pikë

Valutat e huaja humbasin përsëri terren, Leku ruan ‘kështjellën’ në kursin e këmbimit! Vetëm Franga zvicerane dhe Jeni fitojnë pikë

foto ilustruese

Tregu i shkëmbimit valutor duket një terren ‘kështjellë’ e Lekut ndaj valutave të huaja, duke mos e humbur pozitën që nga nisja e këtij viti.

Monedhat e huaja, dollari amerikan, euroja dhe paundi britanik humbën përsëri terren këtë të hënë në kursin e këmbimit dhe e vetmja ndër valutat dikur të forta që nuk humbi terren ishte Franga zvicerane, që u forcua karshi lekut me 0,09 pikë. Gjithashtu edhe Jeni japonez, me plus 0,11 pikë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 90.14 lekë, duke humbur 0.41 pikë. Një euro u këmbye me 98.27 lekë, ose 0.05 lekë më pak se një ditë më parë.

Paundi britanik u këmbye me 116.89 lekë, ose 0.01 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.09 lekë, duke u këmbyer me 104.41.

Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli