Valutat, forcohet leku në
treg ndaj euros dhe dollarit

Valutat, forcohet leku në <br />treg ndaj euros dhe dollarit
TIRANE - Ka shënuar rivlerësim këtë fillimjave leku shqiptar në tregun e këmbimeve valutore të kryeqytetit. Një euro është këmbyer me 138.33 lekë, 0.13 lekë më pak se të premten, duke konfirmuar një kërkesë me të ulët në treg për monedhën evropiane, ndonëse ajo ka patur ecuri të mirë në tregjet ndërkombëtare. Tendencë negative ka shënuar edhe dollari, i cili ka zbritur përsëri në kuotën e 109 lekëve, duke u zhvlerësuar me 0.23 lekë kundrejt javës së shkuar.

Tregu vendas duket i qetë dhe kërkesa për valuta relativisht e dobët, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare monedha evropiane ka regjistruar një ditë rekord, pas konfirmimit se Greqia nuk do të dalë nga eurozona. Euro u vlerësua rreth 0.6% ditën e hënë në tregjet e huaja kundrejt dollarit amerikan, duke kapur kuotën 1.2748, më të lartën e muajit.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli: Hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë