Në Spanjë trajneri i Barcelonës, Valverde, i ka konfirmuar klubit se është dakord për transferimin e Antuan Griezman. Numri 1 i pankinës se katalanasve është i vetëdijshëm se mundet të menazhojë një grup ku në sulm me gjasë do të ketë katërshen më të frikshme, Messi, Saurez, Neymar dhe Griezman.
Trajneri ka siguri se do të gjejë bilancet mes reparteve, kur dihet se kjo katërshe nuk është e predispozuar për të mbrojtur.
Për Griezman Barcelona tentoi t’a afronte edhe merkaton e verës së shkuar, por në atë periudhë katalanasit dështuan pasi francezi zgjodhi të qendroi edhe për një vit te Atletico Madrid si rrjedhojë e dënimit që klubi spanjoll mori nga Uefa dhe më pas nga CAS.