Ish-futbollisti i Milanit, Marko van Basten ka deklaruar se skuadra e Barcelonës nën drejtimin e Pep Guardiolës ka bërë histori dhe ka tejkaluar edhe Milanin e Arrigo Sakit, në të cilin bënte pjesë edhe vetë holandezi.
“Barcelona është ekipi më i mirë në histori. Thjesht vini në peshore ekipet më të mira në histori dhe krahasoni rezultatet e tyre. Askush nuk ka arritur këto rezultate si Barcelona nën drejtimin e Guardiolës. Forca e tyre qëndron në faktin se ata janë profesionistë. Ata jetojnë për futbollin, kjo është ajo që i motivon katalonasit, jo statusi i të famshmit. Çavi është një lojtar super, por atij i pëlqen të vlerësuarit me familjen e tij. Lionel Mesi dhe Andres Iniesta janë po ashtu të një niveli të lartë, të paarritshëm. Ndoshta i vetmi që i pëlqen të qenit në qendër të vëmendjes është Pike. Për të gjithë të tjerët, ajo që intereson më shumë është puna e tyre si futbollistë. Ky është çelësi pse kanë arritur dhe kanë qëndruar në nivelin më të lartë për të gjitha këto vite”, ka theksuar Van Basten.
/Shqiptarja.com