Portieri legjendar i Holandës, Edëin van der Sar, shpreson që Përfaqësuesja e Holandës të marrë hak ndaj Spanjës dhe të triumfojë në Evropianin 2012 të futbollit. Holanda ishte mposhtur nga Spanja në finale të Botërorit 2010 në Afrikë të Jugut me rezultatin 1:0, pas lojës shtesë.
Van der Sar ishte në portë të Holandës atëbotë. "Në Evropian, favorite është Spanja. Por unë shpresoj që Holanda të marrë hak ndaj Spanjës për humbjen e dy viteve më parë. Ne kemi një skuadër mjaft të mirë de me talente sidomos në repartin ofensiv. Synimi i Holandës është triumfi në Euro 2012", ka thënë Van der Sar për "Goal.com".
(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com