Van der Vaart mbulohet me miliona,
për një skuadër më pranë gruas së tij

Van der Vaart mbulohet me miliona,<br />për një skuadër më pranë gruas së tij
Rafael van der Vaart duket se do të largohet nga skuadra e White Hart Lane këtë verë, pasi Schalke ka lancuar seriozisht një ofensivë 10 milionë Paund, për mesfushorin me topare sulmuese të Tottenham.

Schalke ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Van der Vaart, pasi kjo do të nënkuptnte shumë për rikthimin e futbollistit në Bundesliga, për arsye profesionale, dhe personale. Atij i është premtuar përvec milionave, edhe një rol lideri në mesfushën e gjermanëve, si dhe një vend ku do të ishte vetëm 100 km nga gruaja e tij simpatike, me të cilën deri tani ka qenë në distancë të madhe.

Sylvie van Der Vart punon për televizionin gjerman RTL që e ka bazën në qytetin e Këlnit, dhe që është më pak se 100 km nga qendra stërvitore e Schalke. Paratë nuk janë problem për ekipin e Gelsenkirschen, dhe gruaja e futbollistit holandez, Sylvie pritet të luajë një rol vendimtar nëse Tottenham pranon ofertën e Schalke.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qëlluan me armë zjarri drejt mjetit pas një konflikti të çastit! Në kërkim babë e bir në Rrëshen

Qëlluan me armë zjarri drejt mjetit pas një konflikti të çastit! Në kërkim babë e bir në Rrëshen